Connect with us

Lajme

Zaev: Do ta padis gazetarin që publikoi proseverbalin e Kamçevit

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi padi penale për gazetarin e Infomax-it, pasi portali në fjalë kishte publikuar procesverbalin e deklaratës së Orce Kamçevit, që ai kishte dhënë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin ‘Zhvatja’, transmeton in7.

Zaev i cili sot është në Prilep për lëshimin në përdorim të eko- autobusëve në transportin publik duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të komentojë publikimet në disa media ku në procesverbal përmenden emri i tij dhe funksionarë të lartë shtetërorë se i kanë paralajmëruar të dyshuarit në rastin “Zhvatja”, sipas Zaevit është gënjeshtër dhe manipulim.

“Unë kërkoj nga prokurori publik që të konfirmojë besueshmërinë e procesverbalit. Kjo nuk është e vërtetë. Unë mohoj çdo lidhje me Boki 13 që ka të bëjë me rastin ‘Zhvatja’. Përgjegjësi e prokurorisë është të thotë nëse është deklaruar ashtu. Është publikuar vetëm njëra anë e procesverbalit, ndërsa pjesa tjetër është treguar. Nëse gazetarët manipulojnë, do të ketë përgjegjësi. Unë i bëj thirrje Remenskit, Shekerinskës dhe Dimitrovit, së bashku me mua të paraqesim padi për të konfirmuar se ata po gënjejnë. Ruskoska duhet të thotë nëse këto pohime janë të sakta apo jo, a është gënjeshtër apo jo. Por në çdo rast, si qytetar do ta padis gazetarin që e bëri atë ”, ka thënë sot kryeministri Zaev.

Në pyetjen nëse do të kërkojë përgjegjësi politike nëse vërtetohet se nga politikanët ka të përzier në rastin “Zhvatje” ose do të pret të bartin përgjegjësi politike, Zaev ka thënë se mbi përgjegjësinë dhe drejtësinë nuk guxon të jetë askush.

“Unë personalisht nuk besoj se dikush nga funksionarët e lartë të LSDM-së është i involvuar, por ia lë hetimit ta tregojë atë. Ligji vlen për të gjithë, pa dallim nëse është funksionar. Inkurajoj hetuesinë, Prokurorinë publike, krejt gjyqësinë. Detyrë e jonë si pushtet ekzekutiv është të krijojmë kushte të hetimit të pavarur që do të jep të gjitha përgjigjet. Ajo është sfidë të gjithë të tregojmë si shtet nëse dimë të përballemi me kësi dukuri devijonte, kriminale që na ndodhin në shoqëri. Kësi raste ka kudo në botë, çështja është se si shteti përballet me ta përmes të gjitha institucioneve”, ka thënë Zaev.

Sot nëpër media ka qarkulluar lajmi se në rastin ‘Zhvatja’ janë të përfshirë edhe politikanë, në mesin e të cilëve, përveç Zaevit, janë përmendur edhe Remenski, Shekerinska dhe Dimitrov. Portali Infomax ka publikuar deklaratën e Orce Kamçevit dhënë para prokurores Vilma Ruskoska./in7.tv/

Deklarata e Orce Kamçevit për ‘Zhvatjen’- roli i Janevës, Bokit, Kiçeecit dhe implikimi i Zaevit në të (DOKUMENT)

 

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale