Connect with us

Argëtim

Vajzën 10 vjeçare s’e ndal as karroca me rrota, frymëzon gjithë botën (VIDEO)

Published

on

Asgjë nuk mund të ndal për të bërë atë që dëshiron. Video motivuese vjen nga Karolina e Jugut, me 10 vjeçaren, Lauren Bush, e cila edhe pse në një karrocë me rrota vijon të frymëzojë botën.

Vogëlushja ka mahnitur me performacën e saj në kërcim.

Lauren ka dy vite që vallëzon në Akademinë e Vallëzimit dhe pronarja, Stephanie Jenkins thotë se 10 vjeçarja ka një shpirt tejkalues dhe jeton dhe e do jetën në maksimum.

Vogëlushja vuan nga një gjendje e rrallë kockore, e quajtur osteogenesis imperfecta (eshtra të brishtë), por kjo nuk e ndalon atë të bëjë atë që do.

Continue Reading

Argëtim

Sa tetëshe shihni në foto?

Published

on

By

Sa tetëshe shihni në foto?

Shikojeni mirë këtë fotografi dhe na tregoni sa tetëshe shihni aty.

Por që në fillim do ta kuptoni se fotografia, përkatësisht pyetja nuk është edhe aq e thjeshtë.

Pak ndihmë: Njerëzit kryesisht kërkojnë midis pesë dhe nëntë, dhe këtu është zgjidhja e vërtetë.

Continue Reading

Argëtim

Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes shijes së urinës, tregon studimi

Published

on

Studiuesit në Universitetin e ‘St Andrews’ kanë zbuluar se delfinët mund të njohin miqtë dhe anëtarët e familjes pa i parë apo dëgjuar, përmes urinës dhe jashtëqitjeve të tjera.

Për ta zbuluar këtë, Profesori Vincent Janik dhe kolegët e tij, Jason Bruck dhe Sam Walmsley, testuan se si delfinët reaguan ndaj mostrave të urinës nga delfinë të ndryshëm.

Sipas studimit, krijesat e detit ishin shumë më të interesuara për urinën e atyre që njihnin sesa ato që nuk i njihnin.

“Delfinët eksploruan mostrat e urinës për më gjatë nëse vinin nga kafshë të njohura”, tha Vincent Janik, autori kryesor i studimit.

“Ne ende dimë shumë pak se si funksionon shqisa e shijes tek delfinët. Studime të tjera kanë treguar se ata kanë humbur shumë nga shijet e zakonshme që gjejmë te gjitarët e tjerë”, shtoi Janik.

Për shkak të këtij zbulimi, studiuesit besojnë se delfinët kanë një përvojë të ndryshme shije nga gjitarët e tjerë, raporton Guardian.

Continue Reading

Argëtim

Kaloi 36 orë në luhatëse për të hyrë në “Guinness”

Published

on

Një burrë nga Britania ka shpenzuar 36 orë në një luhatëse për t’u futur në Librin e Rekordeve “Guinness”. Richard Scott, 51-vjeçar nga Kinross në Angli, kishte filluar duke u lëkundur në 6:10 të mëngjesit të shtunën dhe e kishte përfunduar të dielën në mbrëmje.

Scott lejohej të pushonte nga pesë minuta çdo orë dhe ai i kishte ruajtur këto minuta për të bërë një sy gjumë, shkruan Upi.

Rotary Club në Kinross, ku Scott është anëtar, ka shpërndarë një video në Facebook. “Ka qenë mirë, majat e këmbëve të mija më dhembnin por përveç kësaj unë kam qenë mirë. Ka qenë përvojë e mirë. Ka qenë sfiduese, por ka qenë vërtetë mirë. Jam shumë i emocionuar”, ka thënë ai.

Continue Reading

Aktuale