Connect with us

Lajme

Shteriev kërkon dosje shtesë nga PP-ja për Janevën

Published

on

Nga e hëna, pasi do të dorëzohen dosjet shtesë të cilat mungojnë, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të vendosë rreth raportit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të gjitha aktivitetet e ndërmarra në parahetimin dhe hetimin për rastin “Zhvatja”.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shterjev dje ka thënë se deri te ta është dorëzuar raporti, por nuk janë kompletuar dosjet që duhet t’i dorëzojë Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit për aktivitete që janë ndërmarrë në hetimet dhe parahetimet për rastin “Zhvatja” ku e akuzuar është edhe prokurorja speciale publike Janeva.

Raporti, i hartuar nga Prokuroria, të cilën e udhëheq Vilma Ruskovska përmban rishikim të ngjarjeve dhe veprimeve të ndërmarra lidhur me masat e deritanishme për rastin “Reket”, për të cilin janë të dyshuar edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Sipas prokurorit publik, Lubomir Joveski, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të vendosë edhe për vendin njeriu i parë i PSP-së. Ai thirret në Ligjin për prokurori publike në rast të këtillë duhet të reagojë Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe të emërojë ushtrues detyre. Kjo, sipas tij, nënkupton se zëvendësim i Janevës do të ishte ndonjë nga kolegët ose koleget e saj.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shterjov konsideron se nuk mundet të emërohet u.d. prokuror special para se t’i përfundojë mandati i Janevës.

Prokurorja Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria”, e pyetur nëse është e mundur emrëim i u.d. shef të PSP-së, dje tha se

E pyetur nëse është i mundur emërimi i u.d. shef të PSP-së, Stefanova tha ka zgjidhje për veprim të ushtruesve të detyrës, zgjidhje për veprim të prokurorit i cili e zëvendëson atë që mungon apo është i penguar të punojë. Megjithatë, ato janë ingerenca të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipas saj. PSP në këtë moment ndodhet në një nga gjendjet më të vështira të ekzistimit të vet dhe prandaj bëj thirrje që politikanët dhe të gjithë faktorët në vend të ulen dhe ta sjellin Ligjin për Prokurorinë publike në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të procedurave.

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale