Connect with us

Lajme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite do të ketë rritje të vranësirës me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 13 dhe 21 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë.

UV indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell, pasdite me rritje të vranësirave dhe me reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Vazhdon periudhë e motit të ngrohtë. Të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirës me shi të rrëmbyeshëm lokal, erë të përforcuar dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë të paraqitjes së breshrit.

Continue Reading

Kosovë

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve me i fry? Përgjigjet hoxhë Fatmir Latifaj

Published

on

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borgj vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulture dhe respekt”, tha fillimisht ai në T7.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë me ju lut Zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me ju lut allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Aktuale