Connect with us

Kosovë

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet nominimi i Vjosa Osmanit për Kryeministre

Published

on

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aty pritet të bëhet publik emri që do të jetë kandidat për kryeministër nga ky subjekt, shkruan lajmi.net.

Si më e përfolura për këtë pozit është ish-deputetja, Vjosa Osmani.

Siç duket kjo ka bërë që Lutfi Haziri e Agim Veliu të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur nga Mustafa.

Ndërkohë, ende nuk dihet zyrtarisht nëse partia e ka mënjanuar nga gara Lutfi Hazirin. 

Ndërkaq, in7 qysh para mbajtjes së Kuvendit të LDK-së, ku Mustafa u rizgjodh kryetar, shkroi për planin e përgatitur që Vjosa Osmani të nominohet për Kryeministre.

Atëkohë in7 shkruante se bashkëpunimi mes Mustafës dhe Osmanit do të nxirrte fitues të dy në zgjedhjet partiake, duke eliminuar konkurencën prej disa nga themeluesit dhe figurave me peshë në këtë parti./in7.tv/

In7 mëson/ Isa Mustafa kryetar i LDK-së, Vjosa Osmani për Kryeministre

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Published

on

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona.

Svecla përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas lajmit që e mori për tragjedinë ka ndërprerë menjëherë vizitën në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.

Ai tha se ka kërkuar nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve. Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”.

Continue Reading

Kosovë

Njëri nga viktimat djali i vëllaut të truprojës së Haradinajt

Published

on

U raportua më herët një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit, kanë mbetur të vdekur tre persona, kurse është lënduar një një tjetër.

Mësohet se viktima, Ledion Hamzaj është djali i vëllaut të truprojës së Daut Haradinaj, Hamëz Hamzaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Continue Reading

Aktuale