Connect with us

Lajme

Deklarata e Orce Kamçevit për ‘Zhvatjen’- roli i Janevës, Bokit, Kiçeecit dhe implikimi i Zaevit në të (DOKUMENT)

Published

on

Nga shtatori 2018 deri diku 10 Prill 2019, unë jam shantazhuar vazhdimisht nga një grup njerëzish që më zhvatin për një sasi të madhe parash”, ka thënë Jordan Orçe Kamçev në dëshminë e tij përpara prokurores Vilma Ruskoska më 2 maj, shkruan infomax.mk, transmeton in7.

Kundër zhvatjes është pajtuar që të ndihmojë Goran Nikolovski nga UBK dhe prokurorja Vilma Ruskoska, kurse për këtë kanë qenë të informuar edhe Frosina dhe Jovce Remenski, Radmila Shekerinska, Nikola Dimitrov, por edhe Kryeministri Zoran Zaev, i cili kishte paralajmëruar zhvatësit, Bojan Jovanovski-Boki13 dhe Zoran Milevski-Zoki Kiçeec që Kamçev e ka paraqitur rastin e zhvatjes në Prokurorinë Themelore Publike.

Poashtu si zhvatës na paraqitet edhe avokati Dimishkov, vëllai i gjykatëses, e cila e ka shpëtuar Zoran Zaevin nga denimi për rastin ‘Mitmarrja’.

Si erdhi deri tek ‘Zhvatja’:

Zhvatja ka filluar pasi Bojanov Jovanovski, i njohur si Boki 13, kishte kërkuar takim me oligarkun Jordan Orce Kamçev, ku Boki i ofroi atij një projekt për një qendër tregtare. Sipas Boki 13, ishte një lloj “Fashion Mall”, sipas Kamçevit ky projekt ishte joserioz dhe ai e kishte hedhur poshtë dhe nuk kishte dashur të merr pjesë në këtë projekt.

Pasi është refuzuar, Jovanovski është kthyer me një kontratë të dytë në një takim tjetër dhe për të cilin ai kishte kërkuar katër milion euro, marrëveshja ishte hartuar dhe e inicuar nga djali i Katica Janeva, Laze Janev. Marrëveshja kërkonte 4 milion euro për një ekskluzivitet të supozuar.

“Menjëherë kuptova se në të vërtetë bëhej fjalë për një projekt fiktiv, sepse përveç marrëveshjes nuk mu ofrua asnjë biznes plan, nga kjo kuptova se qëllimi ishte që të merrnin para nga unë”, ka thënë Kamçev në dëshminë e tij përpara prokurores Ruskoska.

Kamçev thekson se plane të tilla për shtëpi pleqsh ju ishin ofruar edhe Siljan Micevskit nga Manastiri dhe Adrian Amzovskit nga Struga (dhëndër i Fijat Canovskit). Projektet e pretenduara kushtonin 4 milion euro.

Pasi u refuzua për projektin e dytë, Boki 13 arriti ta detyrojë Orce Kamçevin që t’i paguajë reklamë prej 180,000 eurosh, megjithëse në atë moment, siç thotë Kamçev, as ai dhe as kompanitë e tij nuk kishin nevojë për reklama.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Pasi i ka paguar 180,000 euro (90,000 euro përmes llogarisë së spitalit Sistina dhe 90,000 euro përmes OK Idea), Bojan Jovanovski ka filluar që në rrjetin social Instagram të postojë fotografi të përbashkëta me prokuroren Katica Janeva, duke deklaruar se diçka e madhe po përgatitej. Disa ditë më vonë, Kamçev ishte arrestua dhe paraburgosur në lidhje me rastin e PSP-së, ‘IMPERIJA’.

Dhe këtu fillon Golgota …

Menjëherë pas arrestimit të tij, më saktë ditën e diel më 10 nëntor në një apartament në një vend të fshehtë në lagjen Kapishtec të Shkupit ka qenë e thirrur gruaja e Kamçevit, Ana Kamçeva.

“Unë isha i arrestuar siç thashë të premten, 8 Nëntor dhe të dielën gruaja ime u thirr nga Zoki Milevski për t’u takuar me Vase Dimishkovin, një avokat nga Shkupi. Në mbrëmje, të së dielës, gruaja ime u dërgua nga Zoki Milevski në një apartament sekret në periferi të lagjes Kapishtec. Ku i ka pritur Vase Dimishkovi”, ka thënë në prokurori Kamçevi.

Pastaj avokatit Dimishkov ka filluar që t’ia përkujtojë gruas së Kamçevit që ai prej verës i ka thënë bashkëshortit të saj se duhet të ‘japë ndonjë denar’ për të lubrifikuar hetimet kundër tij.

Vasil Dimiskov, përndryshe vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova, në gusht 2018 ka tentuar që të zhvaste para nga Orce Kamçevi. Biznesmeni nuk e kishte marrë seriozisht në atë kohë, megjithëse Dimishkov i kishte thënë atij se ka masa të posaçme hetimore ndaj tij. Kamçevi kishte refuzuar çdo bashkëpunim me Dimishkovin, sepse siç pretendon ai, ndjehej i pafajshëm dhe se nëse kishte një gjë të tillë ndaj tij, ai nuk kishte se çka të fshihte.

“… Vase kërkoi 2.46 milion € (nga Ana Kamçeva) në varësi nga opsioni, duke i thënë se ka një grup të madh njerëzish që duhej të pagueshin nga kjo shumë parash dhe se në këtë grup përfshihen edhe prokurorja Lile Stefanova bashë me motrën e saj dhe pas kësaj gjykatësja Vesna Dimishkova do të pensionohej”- ka shtuar Kamçev.

I pyetur nga prokurori se si do të pensionohej kur ajo nuk e kishte moshën, Kamçev kishte thënë:

“Për këto arsye shuma ishte aq e lartë, sepse pas kësaj gjykatësja Dimishkova do t’i jepte fund karrierës së saj.”

Përndryshe Vesna Dimishkova është gjykatësja që liroi Zaevin në rastin “Mitmarrja” në të cilën kryeministri u akuzua se kishte kërkuar 200,000 euro ryshfet nga një biznesmen nga Strumica kur ai ishte kryetar i Strumicës.

Në fund të nëntorit, përpara se Orce Kamçev të lirohej nga paraburgimi efektiv dhe masa të zëvendësohej me arrest shtëpiak, Bojan Jovanovski, përmes Zoran Milevskit ka kontaktuar gruan e Kamçevit, Ana Kamçevën, duke i ofruar një mundësi prej 500,000 eurosh në këmbim që masa e paraburgimit efektiv të zëvendësohej në atë shtëpiak për burrin e saj.

Boki 13, për t’iu treguar serioz, Ana Kamçevën, e ka ftuar në shtëpinë e tij, në fshatin Orman, ku ajo shkoi së bashku me Zoran Milevskin – Kiçeec. Siç shpjegon Kamçeva në prokurori, ajo e gjeti Bokin atje ndërsa po ia ngjyroste flokët Sergej Varoshlija.

Aty ka qenë edhe Prokurorja Speciale Katica Janeva e cila i siguroi Anës se nëse do të jepeshin 500,000 euro, masa e paraburgimit efektiv do të zëvendësohej me atë shtëpiak.

Dhe ashtu kishte ndodhur…

Ana dhe Orce Kamçev arritën të mbledhin 350,000 euro brenda disa ditësh, dhe 150,000 të tjera i huazuan nga Milevski-Kiçeec. Dy ditë më vonë, Orce Kamçev u transferua në paraburgim shtëpiak. Pasi hyri në paraburgim, mysafiri më i shpeshtë i familjes Kamçev ishte Bojan Jovanovski-Boki 13, ku ai i kishte shpjeguar Kamçevit se çka do të përfitonte nëse jepte 5 milion, e çka nëse do të jepte 8 milion euro.

Tetë milion euro kushtonte varianti, që me rastin të përfundonte PSP-ja, ndërkaq 5 milion kushtonte nëse Gjykata Supreme do të vendoste se PSP-ja nuk është kompetente për lëndën, e atëherë Janeva do ta dërgonte në Prokurorinë Themelore Publike pa prova, të cilat do të shkatërroheshin.”, ka thënë në prokurori Kamçevi.

Orce Kamçev e dinte që nga momenti i parë, siç thotë në deklarimin e tij, se nuk do t’u jepte para, por siç thotë ai, “Unë ua ofrova këtë, vetëm që të mblidhja prova se ata po zhvatnin para nga unë”.

“Bojani menjëherë ka kontaktuar Katicën dhe ranë dakord për 5 milion euro”, shpjegon Kamçev.

Ajo që është ndoshta është më interesante është se Radmila Shekerinska, Nikola Dimitrov dhe por edhe shefi i tyre Zoran Zaev, ishin në dijeni të zhvatjes përgjatë gjithë kësaj periudhe. Në një rast, gjatë një dsikutimi në mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit mbi atë si do të pagueshim paratë nga zhvatja, Boki 13 ka tentuar që të kontaktonte Katica Janeva, por nuk ka arritur pasi ajo ishte në gjuajtje me armë në Kamnik dhe më pas në darkë me Radmila Shekerinskën.

“Në mbrëmje e di se Bojan Jankovski, burri i Radmila Shekerinskës me një mik të tij erdhën për të parë një ndeshje futbolli dhe ne qeshnim me Bojanin sepse ai më tha që në darkë do të ishte me Radmila Shekerinskën dhe me Katica Janeva. Të nesërmen më tregoi foto nga darka. Në këtë mënyrë, Boki ka abuzuar me njohjet e tij me politikanët për të na treguar se sa i fuqishëm është ai”, kishte thënë Kamçev.

Të njëjtën gjë që bëri me Orce Kamçevin, Boki 13 ia ka bërë edhe Cvetan Pandelevskit dhe në pak muaj, Boki 13 arriti të grumbullonte tre milion euro vetëm nga Kamçev dhe Pandelevski. Bashkëpunëtorë të ngushtë të Boki 13 në këtë operacion ishin Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Remenski dhe bashkëshorti i saj i punësuar në UBK, Jovce Remenski të cilët përgjatë gjithë kësaj periudhe kanë mbrojtur atë.

“Unë përmenda tashmë që gruaja ime Ana u takua me drejtorin e UBK-së, Goran Nikolovski, duke i dhënë atij informacione se çka ka ndodhur, por jo informacion të plotë, Gorani kishte thënë se ai ishte i gatshëm të ndërmarrë veprime në mënyrë që të dëshmonte atë çfarë ishte thënë nga Anaa, dhe kur ajo e pyeti me kë do të bashkëpunonte, sepse ne e dinim që Bojani ishte i afërt me shumë prokurorë, si dhe me punonjës të policisë, veçanërisht ai mburej me afësinë që kishte me Jovçe Remenskin, burrin e Frosina Remenskit, ku Gorani i kishte thënë se do të kontaktonte me Vilma Ruskoskën. Ai dëshironte t’i propozojë prokurorisë të zbatojë masa në mënyrë që të gjitha këto të dokumentohen ligjërisht”, ka thënë Kamçev në dëshminë e tij para prokurores Ruskoska.

Se në zhvatje ishte i përfshirë edhe Zoran Zaev, shihet qartë edhe nga deklaratat e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve të tjerë, por gjëja më shqetësuese është deklarata e Orce Kamçevit, i cili thotë se kryeministri në vend që t’i nxjerr përpara drejtësisë, ai i paralajmëroi Kiçeecin dhe Boki 13 se Kamçevi e ka paracitur rastin për zhvatje.

“Në pyetjen nëse pas takimit me kryeministrin Zaev, ai kishte pasur kontakte me Bojan Jovanovski apo me Katica Janeva, ankuesi u përgjigj jo, por unë kam pasur një komunikim me Zoran Milevskin i cili kishte marrë informacione se unë e kisha raportuar rastin, mendoj se nga Kryeministri”, qëndron në procesverbalin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar nga deklarata e Kamçevit.

Kjo shpjegohet edhe nga bashkëshortja e Orce Kamçevit, Ana, e cila në deklaratën e saj, thotë se pasi Zaev i tha Kiçeecit se kishte një ankesë kundër tyre, ai dhe Bojan Jovanovski pushuan së kontaktuari me familjen Kamçev.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Published

on

By

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Aktuale