Lajme
Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek adoleshentët
Një studim për adoleshentët ka nxjerrë në përfundim se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe më shumë të prekura janë femrat.
Rrjetet sociale shkaktojnë depresion, ankthi deri në pagjumësi, stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit.
Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.
Studimi u zhvillua me intervisave direkte nga 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe tregon se sa të lidhur janë ata me rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”.
Gati 60% e impaktit psikologjik vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme.
Këto adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur.
Këta faktorë psikologjikë negativ që vijnë nga përdorimi i rrjeteve sociale, nga ana tjetër influencojnë vetëm 12% meshkujt.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare