Lajmet kryesore
Po vërtetohet lajmi i in7 / Kamçevi nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut
Mediat bullgare po e konfirmojnë lajmin e publikuar në in7 se Jordan Orçe Kamçev nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut, shkruan in7.
Derisa autoritetet po e monitorojnë rastin e Kamçevit, ai po pushon i lirë dhe i qetë në një jaht në portin e qytetit të Varnës, shkruan portali bullgar afera.bg, transmetoni in7.
Në aferën që tronditi Maqedoninë e Veriut të pagëzuar me emrin ‘Zhvatja’, ku oligarku maqedonas Orçe Kamçev, i cili ishte i akuzuar në lëndën e PSP-së ‘IMPERIJA’, ishte zhvatur nga Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Zoki Kiçeec. Ata në këmbim të lehtësimeve të dënimit i kanë kërkuar 8 milion euro, ndërsa ai u kishte dhënë 1,5 milion. Nga video materialet e publikuara nga gazeta italiane La Verita, shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec i premtojnë Kamçevit se do të kryejnë punë me ndihmën e Kryeprokurores së PSP-së Karica Janeva, e cila ditë më parë edhe u prangos nën akuzën e përfshirjes në skandalin ‘Zhvatja’.
Jordan (Orce) Kamçev ishte propozuar për konsull nderit i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, por autoritetet maqedonase e kishin kundërshtuar një gjë të tillë atë, kurse autoritetet bullgare kishin heshtur këtë gjë dhe e kishin tërhequr këtë kandidaturë, pasi Orce Kamçev ishte i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike për korrupsion dhe pastrim parash.
Dje nga burime të besueshme pranë partisë opozitare maqedonase, in7 informoi opinionin se biznesmeni Jordan Kamçev nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Informacionet flasin se Kamçevi ka lëshuar vendin, dhe nga jashtë do të vazhdojë betejën gjyqësore për akuzat ndaj tij, madje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut.
“Orce momentalisht është jashtë vendit. Nuk besoj se do të kthehet pa u zbardhur procesi gjyqësor ndaj tij. Ka pasur mundësi edhe në Bullgari, por Rusia është më e sigurtë për situatën e tij” – thonë për in7, burime të afërta pranë VMRO-DPMNE-së dhe biznesmenit Kamçev.
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare