Lajmet kryesore
Ka një arsye të fortë, pse e ardhmja na shqetëson më shumë se e shkuara
Nga Oliver Burkeman
“Sa herë që një mik ka sukses, një pjesë e vogël e imja vdes,” thoshte Gore Vidal, mbase duke luajtur me një citat që i atribuohet zakonisht Somerset Maughamit: “Suksesi nuk është i mjaftueshëm. Të tjerët duhet të dështojnë”.
Por një studim magjepsës i publikuar kohët e fundit sugjeron që thjesht mundësia e suksesit të një miku, mund të jetë edhe më e keqe: studiuesit kanë zbuluar se ne jemi më shumë ziliqarë për gjërat që të tjerët do të kenë në të ardhmen – ngritje në detyrë, pushime ëndrrash, partnerë ëndrrash – se sa për ato që i kanë tashmë. Në jetën reale, natyrisht, kjo është pjesërisht për shkak të faktit se përvoja rezulton të jetë zhgënjyese.
Megjithatë, në këtë rast, arsyeja është thjesht se nuk vendoset më në të ardhmen: pasi pushimet në detin e Karaibeve kanë mbaruar ose është arritur promovimi në detyrë, njerëzve që dridheshin nga inati para se të ndodhte, tani nuk u bëhet më vonë (dhe ndoshta menjëherë nisin të kenë zili, ata që do të shkojnë me pushime muajin tjetër).
Jetë paralele
Duket e çuditshme, sepse, në fund të fundit, a nuk është thelbi i zilisë të dëshiruarit e asaj çfarë kanë të tjerët, në vend të asaj që do të kenë? Por ky zbulim nxjerr në pah, një të vërtetë më të përgjithshme psikologjike, dhe kjo është se shpesh e ardhmja na mundon më shumë se e kaluara, pikërisht sepse është e hapur. Kjo është më e dukshme në rastin e shqetësimit: ngjarjet e ardhshme që na shqetësojnë, kur më pas ndodhin nuk na sjellin aq shumë ankth, dhe më tej askujt nuk i bëhet vonë për to.
Për zilinë është e njëjta gjë: mundësia që libri i ri i mikut tim të bëhet një bestseller botëror, lejon që fantazia ime të mendojë për të gjitha pasojat e mundshme, por pasi të jetë bërë realitet – edhe nëse është vërtet spektakolar – tashmë është gjë e përfunduar dhe konkrete. Mund të mësohem me idenë, mbase edhe të jem i lumtur për të (thashë mbase).
Ajo që bie në sy, është se shpesh në jetë problemi nuk është vetë problemi, por mungesa e qartësisë, mungesa e skajeve të mprehta që na pengojnë ta rrokim atë. Kjo është arsyeja pse është çliruese për ne, kur të ngarkuar me një mijë gjëra si jemi, nisim e bëjmë një listë, qoftë edhe përpara se të përfundojmë pikën e parë të saj.
Eshtë gjithashtu arsyeja pse thuhet se pendohemi më shumë për gjërat që nuk kemi bërë, sesa për ato që kemi bërë: ne mund të ngushëllojmë veten për marrëdhëniet e gabuara ose gabimet e bëra gjatë karrierës sonë, por jo për humbjen e numrit të pafund të jetëve paralele që mund të kishim jetuar, po të kishim shfrytëzuar më shumë mundësi.
Kjo është arsyeja pse “bllokimi i shkrimtarit” shpesh varet nga fakti që ne nuk kemi ide të qarta rreth asaj që duam të themi, sesa nga vështirësia për ta thënë atë.
Një pyetje e dobishme
Eshtë gjithashtu arsyeja pse praktikisht të gjithë gurutë e financave personale na këshillojnë, si hap të parë, që të kemi një pamje të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve tona, pasurive tona dhe borxheve tona, edhe nëse kjo fillimisht nënkupton tejkalimin e një frike, sepse ne mund të menaxhojmë më mirë një situatë reale, sesa një gjendje krejtësisht hipotetike.
E gjithë kjo na sugjeron një pyetje të dobishme për t’ia bërë vetes kur përballemi me një problem stresues. A jemi të sigurt se e dimë se cili është problemi? Apo është ai stres pjesërisht për shkak të frikës, apo refuzimit psikologjik për t’u përballur me realitetin? Sepse, sado që realiteti të jetë i tmerrshëm – dhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të bënit mirë ta mbani në mendje këtë kur lexoni lajmet – për definicion ai nuk mund të jetë pafundësisht i tmerrshëm, siç ju i trembeshit.
BURIMI: The Guardian
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare