Connect with us

Lajme

Ibrahim Dehari, Ministër për Rregulloren e investimeve për kompanitë vendase

Published

on

Ibrahim Dehari nga fshati Gajre i Tetovës do të ulet në pozitën, Ministër pa portofol i ngarkuar për Rregulloren e përmirësimit të klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase, transmeton in7.

Deari vjen pas shkarkimit të Zoran Shapuriqit, i cili e ka udhëhequr këtë ministri deri më tani.

Dehari vjen nga fshati Gajre i Tetovës, ështtë profesori universitar, biznismeni i dalluar dhe ish-ushtari i UÇK-së, nënkryetari i Degës së Tetovës. Deari gjithashtu njihet edhe si përkrahës i krahut të Hazbi Likës./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Published

on

By

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre.

Në Durrës, u arrestua 38-vjeçari me iniciale B.K.për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Tiranë, u arrestua 33-vjeçari me iniciale L.R., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte. Policia njofton se pas padisë, ka lëshuar një urdhër mbrojtje për viktimën.
Të dyshuarit do të hetohet nga prokuroritë përkatëse të Tiranës dhe Durrësit.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Aktuale