Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Jazhincë

Published

on

Në udhëkryqin në fshatin Sllatinë të Tetovës, dje (22-Gusht) rreth orës 16 e 20 minuta, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën janë përplasur dy vetura me targa të Tetovës: vetura e markës “Volksvagen Touran” të cilën e ka drejtuar 41-vjeçari H.J. nga Sllatina dhe vetura e markës “Opel Corsa” të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari A.J. nga Tetova.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë marrë dy vozitësit dhe tre bashkëudhëtarë nga të dy veturat, që kanë qenë të moshave 17, 21 dhe 25-vjeçe dhe të gjithë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihma mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale