Connect with us

Komente

“A po kërkon Ahmeti shpëtimin e BDI-së”

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim me veprimet e fundit në skenën politike ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Fokusi i këtij subjekti politik është që me çdo kusht të arrijë rezultate të mira në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen diku në gjysmën e dytë të vitit 2020, një gjë e tillë vërehet në ndarjen e posteve, pas ‘Fshesës’ së Zaevit, ku më shumë favorizoi  qytetin e Tetovës, shkruan Agjencia e lajmeve, Zhurnal.

Një gjë e tillë vërtetohet vetëm duke parë emrat e drejtorëve të emëruar në eshalonin e tretë, Kështu, siç shkruan zhurnal, dëshmi për këtë është emërimi i drejtorit në Byronë për Furnizime Publike ku BDI ka emëruar Armir Sadiki nga Tetova, pastaj ish zv/kryeministri Festim Halili, i cili vjen nga dega e Tetovës, e ka emëruar drejtor i ri i drejtorisë për hekurudha, Drejtoria e Agjencisë për Investime të Huaja, iu nda Arben Villës, poashtu nga Tetova. Pra me këto veprime BDI ka favorizuar degën e Tetovës, degë kjo që kohëve të fundit u përfol se është rebeluar dhe se ka indickacione edhe për përçarje apo edhe ndarje nga partia. Me këtë veprim si duket lideri i BDI tenton që t’i zbus pakënaqësitë në këtë degë, por edhe duke e sanuar sadopak rrjedhjen e votave, të cilat i ka arkëtuar përgjatë të gjitha cikleve zgjedhore.

Por përveç eshalonit të tretë, BDI ka edhe ministra nga rajoni i Tetovës, edhe atë Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë nga Bogovina, Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtës nga Tetova, Agim Nuhiu, zv/Ministër i Brendshëm, Valmir Azizi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Bashkimi Demokratik për Integrim si duket ka filluar të mos i lë asgjë rastësisë, por të marrë hapa konkrete që mos të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme nga ASH-ja, e cila sipas anketave ka filluar që t’i afrohet dukshëm në këtë njësi zgjedhore.

Ndryshe Bashkimi Demokratik për Integrim edhe në sondazhet e fundit që po shpalosen në opinion, ka rënie, andaj fokusi i partisë në pushtet është që të shpëtojnë partinë duke tentuar që në zgjedhjet e ardhshme të dalë me rezultate më të mira, nga keto të fundit, kurse Tetova është qyteti ku kanë ndodhur dhe do të ndodhin ndryshimet, pasi ka një numër të konsiderueshëm votuesish të përkatësisë etnike shqiptare, të cilët tradicionalisht kanë votuar për subjektet politike shqiptare.

Continue Reading

Komente

Lebit Murtishi thirrje miqësore Ramiz Merkos: Terhiqu nga gara jepi perparesi ldri Istrefi

Published

on

Shkruan Lebit Murtishi

Thirrje miqesore Krytarit te Struges, z. Ramiz Merko!

Mik i nderuar!

Ne histori hyjne te gjithe, edhe humbesit edhe fitimtaret. Ne rastin konkret behet fjale per nje ,, lufte” jashte çdlo parimi human dhe aq me pak kombetar. Ne te kunderten, sa me thelle shkon thika e fyerjeve te ndersjella, aq me humbes beheni ju kandidatet per vendin e te parit te qytetit. Pervoja te ka treguar, besoj, qe, asgje nuk mbetet nga koha e ikur, perpos fjaleve te paskraheve, sidoqofshin ato…

Kerkesa ime eshte plotesisht miqesore, dhe ti, besoj qe me beson. Qe te mbetesh ne anen e fitimtareve te medhenj, beji nje nder qe s’ia ka bere askush Struges gjer me sot: Terhiqu nga gara e metejme dhe jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefit. Beje kete veprim burreror per hir te unitetit te Struges.

Beje kete veprim per te penguar thikat e perçarjeve te mos shkojne me thelle. Prishni koalicionet e panatyrshme qe keni bere edhe me dreqin (te dyja palet), dhe zgjidhni kryetarin me votat e mjaftueshme te votuesve shqiptare. Besoj qe do te shperbleje historia nese e ben nje veprim te urte ne kohe qe mungon urtesia. Nuk jam perkrahes i asnjeres parti. Edhe kete besoj qe e beson!..

Por ,, Partia e Paqes se Struges” nuk na lejon te jemi indiferent perpara nje perçarjeje qe do t’ia paguajme çmimin bashkerisht. T’u drejtova ty, sepse ti, besoj qe nuk ke nevoje te ,,provosh” kolltukun e pushtetit edhe nje here. Te uroj shendet…

Continue Reading

Komente

Fitorja kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

Shqiptarët e MV nuk kanë asnjëfarë vizioni politik se çfarë drejtimi duhet të marrë Maqedonia e V. sipas interesave kombëtare, përjashto shabllonet NATO apo BE. Edhe më keq se kaq, asnjë instancë e çfarëdo institucioni shqiptar qoftë në Shqipëri apo Kosovë, nuk e ka fare idenë se si t’i bëhet këtij shteti.

Andaj, përtej narracioneve të mëdha, përtej broçkullave të rastit, fitorja e Idri Istrefit në Strugë, Bekimave në Çair dhe Dibër, Taravarit në Gostivar kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË. Kaq.

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale