Connect with us

Lajme

A do të lëshoet Katica Janeva në paraburgim shtëpiak?

Published

on

Katica Janeva e arrestuar si e dyshuara e tretë e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për rastin “Zhvatja”, aktualisht është në paraburgim në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese të Shkupit, në Shuto Orizarë.

Janeva u arrestua të Mërkurën kur edhe i ndërroi jetë e ëma, ndërsa gjatë ditës së djeshme nën shoqërinë e policëve shkoi në Gjevgjeli për tu përshëndetur për herë të fundit me nënën e saj të ndjerë.

In7 mëson se Janeva është ankuar për rëndim të gjendjes psiqike dhe kërkon ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të afërta me pushtetin, po përgatitet terren që Janeva të lëshohet në paraburgim shtëpiak.
Fillimisht në plan është kontrolli në Klinikën e Neurologjisë, ku gjatë ditës së sotme ishte për vizita mjekësore edhe Boki 13.

“Pas kontrolleve në koordinim me organet hetuese do të krijohet raport se gjendja e saj shëndetësore brenda qelisë në Shutkë mund të përkeqësohet më shumë, prandaj për ti respektuar konventat ndërkombëtare dhe ligjet e vendit, Janeva do të lëshohet në shtëpi me masë kujdesi. Normalisht do i merret pasaporta dhe dokumente tjera që mund ti shfrytëzojë për udhëtime, por sigurisht do të ketë kontrollë të vazhdueshme edhe nga organet e rendit” – thonë për in7, burime të informuara mirë.

Skenari në fjalë është përgatitur mirë më herët, por se sa do të arrijë të realizohet, do të varet edhe prej rrethanave tjera, sidomos presioni nga opinioni publik, sqaron për in7 burimi i njëjtë.

Skenar të tillë ka paralajmëruar edhe gazetari Branko Geroski, i cili i pari shkroi për skandalin e “zhvatjes” së bizneseve dhe figurave politike nga ana e disa të përfshirëve, mes tyre edhe funksionarë shtetëror, por që ende nuk janë zbardhur me emër dhe mbiemër.

“Çdo gjë në lidhje me Janevën dhe skandalin “Zhvatja” deri tani ka shkuar sipas skenarit, për të cilin dëgjova para dhjetëra ditëve. Fundi duhet të jetë paraburgim shtëpiak dhe në fund aktakuzë banale, që gruaja të mos turpërohet tepër” – shkruan gazetari i njohur Branko Geroski, përcjell in7.

Ndryshe gjatë ditës së sotme in7 informoi se në Klinikën e  Neurologjisë në Shkup, nën shoqëri të dy policëve ka kryer ekzaminime mjekësore Bojan Jovanovski – Boki, por për shkak se analizat i dolën pastër, u lëshua përsëri në qelinë e tij në Shutkë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale