Lajmet kryesore
“Zhvatja” do të zgjerohet te shoqata e Boki 13, do të merren në pyetje edhe funksionarë të LSDM-së
Hetimi për çështjen “Reket” ka të paktën edhe dy pjesë, njëra prej të cilave ka të bëjë me OJQ-në Aleanca ndërkombëtare e të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski-Boki 13, për shantazh dhe zhvatje të biznesmenëve, dhe për këtë pjesë kreu i Prokurorisë për krim të organizuar e cila e udhëheq këtë çështje, Vilma Ruskoska nuk ka dhënë detaje deri më tani, njofton SDK, transmeton in7.
Jo zyrtarisht, po merren në pyetje biznesmenët e deri më tani deklarata kanë dhënë disa persona të dëmtuar nga Boki 13 dhe Aleanca e tij, e ndër ta është edhe Ardijan Amzoski, i dëmtuar nga me prishjen e objektit “Kosmosit” të Fijat Canoskit.
Kjo pjesë s’ka asnjë lidhje me prokuroren speciale Katica Janeva, të cilës dje si e dyshuara e tretë në çështjen “Zhvatja” iu shqiptuan 30 ditë paraburgim, lajmëroi prokuroria. Planë është që disa zyrtarë të lartë të LSDM-së të thirren në pyetje, ndërsa statusi i tyre deri tani është i panjohur. Aleanca e Boki 13 ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për të siguruar lokacione për ndërtim të shtëpive të pleqve me më shumë kryetarë komunash të partisë në pushtet, si dhe me Ministrinë për transport e lidhje. Në negociatat me disa kryetarë të komunave kanë ndihmuar edhe zyrtarë të lartë partisë dhe të shtetit, por sipas burimeve partiake, kjo s’është krim pasi asnjë nga detyrimet e memorandumit nuk ishte përmbushur. Ata vetëm kishin ndihmuar në realizimin e asaj që sipas programit të Aleancës ndërkombëtare ishte ide humane, ndërsa ndërtimi i shtëpive të pleqve me partneritetit publik-privat nuk është në kundërshtim me programin zgjedhor të LSDM-së për zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Drejtoria për të hyra publike (DAP) do të inspektojë të premten kompanitë që kanë pas lidhje me Boki 13 dhe OJQ-në e tij Aleanca ndërkombëtare. Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska dje tha se përveç për kompaninë “BJM Media grup”, “1TV” dhe Aleancën ndërkombëtare, ata do të lëshojnë urdhëresa për kontroll edhe të personave fizikë të cilët kanë marrë para nga atje.
Më 19 gusht, në prokurori dëshmoi Liljana Todorovska, anëtare e Aleancës ndërkombëtare, në llogarinë e së cilës biznesmeni Siljan Micevski kishte paguar 720,000 euro për një projekt të supozuar. Todorovska dhjetë ditë më parë deklaroi se paratë kishte marrë në kesh dhe se ia kishte dhanë një personi tjetër nga Aleanca, pa specifikuar se për kë bëhej fjalë saktësisht.
Sipas burimeve në hetim, në momentin kur 720,000 euro ishin depozituar në llogarinë e një personi si “honorar për vepër të autioriale”, banka menjëherë e kishte alarmuar Drejtorinë e inteligjencës financiare, sipas protokolleve të zakonshme për parandalim të pastrimit të parave. Administrata për disa ditë i kishte ngrirë fondet, por pasi personi i cili e kishte bërë pagesën kishte konfirmuar se 720,000 euro ishin paguar për honorar autorial dhe se për to ishte paguar, në mënyrë të rregullt, 10 për qind si tatim personal, “autorja” kishte mund t’i tërheq pa pengesa paratë nga llogaria e transaksionit. Prokuroria nuk zbulon nëse është marrë në pyetje personi nga Aleanca ndërkombëtare i cili i ka marrë paratë nga “autorja” Todorovska.
Aleanca Ndërkombëtare u formua në 8 korrik 2017, ndërsa në mbledhjen konstitutive morri pjesë edhe Ministrja e atëhershme e punës dhe politikës sociale, e tani nënkryetare e Kuvendit Frosina Remenski, kryetari i komunës Karposh Stefan Bogoev, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinovski, ndërsa pjesë e bordit drejtues është edhe nënkryetari aktual i qytetit të Shkupit dhe biznesmeni i njohur Enver Maliqi. Remenski ishte Kryetare nderi e Aleancës.
Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski në emër të Komunës së Kumanovës më 7 dhjetor 2017 nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Aleancën ndërkombëtare me vlefshmëri prej një viti, ndërsa Memorandum të njëjtë bashkëpunimi ka nënshkruar edhe Kostadinov si kryetar i Strumicës.
Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “IMPERIJA”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.
Lajme
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet


Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.
Lajme
Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje
Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983
Lajme
Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë
Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare