Connect with us

Lajme

Zaev: Të gjindet zgjidhje e shpejtë për Shef të Prokurorisë Speciale

Published

on

“Kur Marko Zvërlevski u shkarkua nga Prokuroria Publike, para se të zgjidhet Lubomir Jovevski, atëkohë Këshilli i Prokurorëve gjeti zgjidhje për ushtrues detyre për pozitën e Kryeprokurorit Publik. Nuk besoj se ka pengesë që edhe tani të caktohet ushtrue detyre në vend të Katoca Janevës” – theksoi sot Zoran Zaev, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LSDM-së, përcjell in7.

Zaev lëshoi apel për të gjitha partitë politike dhe veçanërisht VMRO-së së Mickoskit, që ti menjanojnë dallimet për të mirën e vendit dhe të gjejnë zgjidhje për fatin e Prokurorisë Speciale dhe Ligjin e ri të dorëzuar në Kuvend.

“Mandati i PSP-së kalon më 15 Shtator. Kemi kapacitete shtetërore që ta sjellim këtë ligj. Arsye më shumë është se PSP-ja ka mbetur pa ‘kokën’ e saj dhe kjo paraqet tjetër arsye që institucionet e shtetit të vazhdojnë të punojnë” – shtoi Zaev, përcjell in7.

Gjatë mbledhjes së sotme të LSDM-së u diskutua për tema të ndryshme të aktualiteti politik, ndërsa u zgjodhën nënkryetarët e rinj të partisë dhe kandidatja për ministre financash./in7.tv/

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Aktuale