Connect with us

Lajme

Zaev konfirmon: Nina Angellovska, Ministre e Financave

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së, në një dalje para gazetarëve tregoi pikat e diskutimit në mbledhje. Situata aktuale politike, zgjedhja e kandidatit për ministër financash, zgjedhje e nënkryetarëve të partisë, kanë qënë disa nga pikat e diskutuara në mbledhje, përcjell in7.

Kandidate për Ministër të Financave, do të jetë Nina Angellovska nga kompania Grouper. Sipas Zaev, Angellovska është profesioniste me rezultate të mëdha në fushën e biznesit dhe menaxhimit, ndërsa shtoi se ambiciet e saj do të sjellin freski dhe risi në dikasterin e financave të shtetit.

Gjithashtu Zaev, foli edhe për skandalet e fundit, me rastin “Zhvatja” dhe arrestimin e Katica Janevës. Sipas tij duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe të mos shpejtohet me konkluza dhe deklarata pa pa përfunduar i gjithë procesi. Ai ripërsëriti qëndrimin se është i hapur për ti ndihmuar drejtësisë që e vërteta të merret vesh, ndërsa sugjeroi që institucionet të kryejnë detyrën me qëllim të zbardhjes së plotë të këtij rasti. “Çdokush që ka kryer krim duhet të përgjigjet, qoftë ky nga LSDM apo nga subjekt tjetër. Unë besoj se askush nga LSDM nuk është i përfshirë, por në rast se dëshmohet e kundërta, drejtësia duhet të vihet në vend” – tha mes tjerash Zoran Zaev, përcjell in7.

Për zërat se edhe ai është i përfshirë në rastin “Zhvatja”, Zaev u shpreh se nëse dikush ka qoftë edhe një provë që dëshmon përfshirjen e tij në atë rast, ta zbulojë, ta publikojë ose ta dorëzojë tek organet e drejtësisë. Ai u shpreh i gatshë të përballet me gjitha akuzat, me qëllim që, siç thotë Zaev, ta dëshmojë se është i pafajshëm./in7.tv/

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/354021488879549/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale