Connect with us

Lajmet kryesore

Stresi shkatërron tiroiden, ja cilat janë kurat natyrale

Published

on

Stresi është një nga armiqtë më tinzarë për shëndetin. Prania e tij mund të shkaktojë kaos në çdo qelizë të organizmit.

Në rastin e tiroides, stresi mund të përkeqësojë funksionin e saj dhe të shkaktojë atë që njihet si hipertiroidizëm ose prodhimi të tepërt të hormonit të tiroides.

Lidhja Mes Stresit Dhe Hipertiroidizmit
Stresi dhe hipertiroidizmit lidhen nëpërmjet gjendrave suprarenale.

Stresi, sidomos kur është kronik mund të ndryshojë gjendrën e tiroides.

Stresi kronik nënkupton stres të vazhdueshëm për të paktën tre muaj.

Këtu përfshihet nervozizmi dhe acarimi.

Kur stresi shfaqet, stimulon dy anët e gjendrave suprarenale.

Kjo shkakton dobësim dhe ndryshim të sistemit imunitar.

Pas kësaj, në organizëm shfaqen një sërë inflamacionesh. Është vetë sistemi ynë i brendshëm që na sulmon duke perceptuar një rrezik të lartë.

Sistemi i brendshëm nuk gjen dot burimin e këtij kërcënimi dhe sulmon veten.

Më pas është tiroidja që sulmon sistemin imunitar.

Si Mund Të Shmanget Vetshkatërrimi Nga Stresi?

Kujdes me Ushqimin

Mos shmangni asnjë vakt ushqimor që mund të shkaktojë ndryshim të metabolizmit.

Kujdes me konsumin e kafesë, alkolit, sheqerit, pijeve të gazuara dhe çokollatave që intensifikojnë stresin.

Merrni vitamina dhe minerale si: selenium, zink, hekur, bakër, vitaminat A, B,C dhe E.

Konsumoni sa më shumë të gjelbra si spinaqi, sallatat, bizelet, fara kungulli, fruta të thata, perime të gjelbra dhe agrume.

Flini 7-9 Orë
Stresi ndikon negativisht cilësinë e pushimit.

Vendosni orare dhe përmbajuni atyre si për ushqyerjen ashtu edhe për gjumin.

Mos hani ushqim 2 orë përpara gjumit.

Dy orë përpara gjumit, fikni telefonin dhe kompjuterin dhe përpiquni të ndërgjegjësoheni për gjërat me vlerë.

Mbani Nën Kontroll Emocionet
Sigurisht që një gjë e tillë nuk është e lehtë.

Shqetësimet e sotme mos i shtyj për nesër.

Përballuni me problemet përpara se të bëhen të pamenaxhueshme.

Përqendrohuni në të tashmen. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.

Kryeni aktivitet fizik ose flisni me miqtë.

Duke qenë se stresi dhe hipertiroidizmi janë të lidhura fort, mjaftojnë të ndiqni këto strategji të thjeshta që të vëni re ndryshim në gjendjen tuaj.

Continue Reading

Lajme

Istrefi: Ora e Strugës filloi

Published

on

By

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çastesh edhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

Ja çfarë shkruan Istrefi në rrjetin e tij social Facebook:

Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet/ Amzai: E turpshme prezenca e Erion Veliajt në fushatën e LSDM-së

Published

on

By

Maqedonia e Veriut voton të dielën për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Publicistët Fejzi Hajdari dhe Roland Amzai për Oranews dhanë analizat e tyre lidhur me këtë proces një ditë para votimit.

Roland Amzai: Ndërhyrja nga Tirana nuk mund të quhet ndërhyrje por mënyra e qasjes së Veliaj nuk është e atillë që mund të na ndihmonte ne shqiptarëve të Maqedonisë. Është shqetësuese se Veliaj ka ardhur në Shkup dhe ka bërë fushatë në gjuhën angleze pa u konsultuar fare me asnjë faktor politik shqiptar. Shkupi nuk ka kandidat shqiptar por do të ishte mirë që Veliaj të konsultohej paraprakisht me faktorin politik shqiptar në pozitë dhe opozitë. Mbështjetja vjen në kohën kur Veliaj bëri dhe një tur tjetër në Prishtinë dhe nuk dua ta besoj që po bën një lojë me shumë porta që ti bëjë njëfarë presioni  Prishtinës zyrtare se do të ishte e paimagjinueshme.

Publicisti, Fejzi Hajdari, nga ana tjetër sheh me shqetësim ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Fejzi Hajdari: Te elektorati shqiptar ka një tendencë rënie të interesimit. Në tre ciklet e fundit zgjedhore shqiptarët kanë votuar +-40%, kurse te elektorati maqedonas kemi konstanten e përhershme 70% e sipër. Ka një ikje masive të rinisë. Edhe kësaj radhe do të  kemi ulje të jehonës së votuesve.Ikja masive e shqiptarëve po vazhdon më të madhe, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Kam shpresë te Albin Kurti. Prishtina dhe Tirana të marrin shembull nga Serbia. Në momentin kur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka pushtuar një amulli  e paparë të bëhet përpjekje për unifikimin e tyre.Në mungesë të perspektivës rinia shqiptare ikën dhe këtë ja mori politika.Duhet të amortizohet ikja e rinisë shqiptare.

Ajdari dhe Amzai ishin kritik me Tiranën e Prishtinën.

Fejzi Hajdari: Gjithologë andej nga Tirana në ca debate kanë filluar dhe të na shesin mend, kemi misionarin Erion Veliaj që vjen këtu në Maqedoni për të na mësuar ne se kë duhet ta votojmë. Herë Edi Rama na çon nga atje selam kë duhet të votojmë dhe herë Erion Veliaj vjen e takohet me krerët e partisë së Ali Ahmetit që ndoshta kanë ndonjë kumari.U kthye në dukuri, edhe kryetari i bashkisë së Gjilanit në Kosovë na mëson cilin maqedonas duhet të votojnë shqiptarët e Kumanovës. Lutfi Haziri duhet të rregullojë çështjen e vet, i futen në territor çdo ditë xhandarmëria serbe.

Continue Reading

Lajme

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Published

on

By

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Në zgjedhjet lokale të së dielës për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të përdoret edhe teknologjia e identifikimit biometrik të qytetarëve përmes shenjave të gishtërinjëve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar aparatet e nevojshme teknologjike dhe ka trajnuar stafin për përdorimin e tyre. Në raste kur mund të ketë probleme me teknologjinë, mbi 400 inxhinierë të informatikës do të jenë të gatshëm për ndihmë.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Për këtë proces kemi siguruar 400 IT persona që do të ndihmojnë, prej të cilëve 320 i ka siguruar KSHZ-ja dhe 80 kompania e cila na ka furnizuar me teknologjinë e fingerprint.

Gjithashtu kemi organizuar edhe 2 call center me 90 persona, sepse vlerësojmë se një pjesë e madhe e problemeve mund të zgjidhen përmes telefonit. Por nëse ka nevojë, në çdo komision komunal do të ndihmojnë këta 400 IT inxhinierë në vendngjarje”.

Në raste të veçanta kur paraqiten probleme që nuk mund të mënjanohen as nga inxhinierët e informatikës, atëherë do të votohet sipas mënyrës tradicionale, identifikim me lambë dhe ngjyrosje e gishtit me sprej. Por kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski shpjegoi se ky variant vlen vetëm për raste ekstreme që nuk priten të jenë të shumtë në numër.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Do të ndërmarrim të gjitha masat që të mos ndodh ndërprerje e votimit përmes teknologjisë fingerprint. Tani nëse eventualisht ndodh diku që të shkatërrohen pajisjet dhe të mos mund të vazhdojë përdorimi i tyre, në atë rast shkohet sipas formës tradicionale të votimit. Por të mos keqkuptohet se ky do të jetë rregull, ky është përjashtim në raste ekstreme”

KSHZ njoftoi se zgjedhjet e nesërme do t’i mbikëqyrin 1247 mbikëqyrës, prej të cilëve 870 vendas dhe 367 të huaj. Gjithashtu, për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar edhe 10 gazetarë të huaj. Për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhje ka vëzhgues edhe opozita shqiptare, e jo vetëm pushteti, që sipas ekspertëve, rrit edhe më shumë sigurinë se nuk do të ketë manipulime zgjedhore./ SHENJA/

Continue Reading

Aktuale