Connect with us

Lajme

Najçevska: Prokurorët tjerë bashkëfajtorë me Katicën

Published

on

Profesoresha universitare Mirjana Najçevska, duke folur për gazetën KOHA, rreth zhvillimeve të fundit në PSP dhe arrestimit të Katica Janeës, thotë se propozimi i kryeprokurorit Lubomir Joveski, që në krye të PSP-së të caktohet një ushtrues i detyrës, ka bazë ligjore.

Neni 1 i Ligji për PSP-së, siç shprehet profesoresha Najçevska, i qartëson të gjithë dilemat rreth kësaj çështje. Në këtë dispozitë ligjore parashihet se gjithçka që nuk është e rregulluar me Ligjin e PSP-së, do të rregullohet me dispozitat e Ligji për prokurorinë publike. Megjithatë, problemi sipas saj, qëndron më tepër në aspektin juridik të ngjarjeve në Prokurorinë Speciale Publike.

“Të gjithë prokurorët special në PSP janë përzgjedh nga Katica Janeva. Këtu kemi një ekip i cili sipas hierarkisë, ka qenë i lidhur ngushte me Katica Janevën. Nëse diçka ka vepruar Janeva, thjeshtë është e pamundshme që askush nga prokuror me përvojë mos të kishte parë apo mos të vërejtur. Nëse ato nuk kanë parë asgjë, atëherë kemi problem me kapacitetin e tyre profesional. Ndërkohë, nëse kanë parë dhe kanë heshtur, atëherë kemi problem me kapacitetin e tyre moral dhe etik. Dmth. sipas meje, kur bie shefi i PSP, bie e gjithë PSP-ja. Mendoj se ushtruesi i detyrës shef i ri i PSP-së duhet të caktohet nga jashtë (jo nga prokurorët aktual të PSP-së)”, thotë profesoresha Najçevska.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Published

on

Çmimet e shitjes në pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri edhe prej mesnatës mbeten të njëjta, kurse ka rënie të çmimit të Mazutit për 0.633 denarë për kilogram, ka vendosur sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0.29%.

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 edhe më tej mbetet 76.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 78.5, i Eurodizel për 68.5, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 68 denarë për litër.

Me vendimin e KRrE-së, për 0.633 denarë ulet çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit dhe do të jetë 42.377 demarë.

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Aktuale