Lajme
Lëvizja Besa për arrestimin e Janevës: Të mos ketë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në shtet
Lëvizja Besa për arrestimin e Janevës: Të mos ketë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në shte
Ka reaguar edhe Lëvizja Besa në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, pas arrestimit të kreut të Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.
Nga kjo parti apelojnë që institucionet hetuese të mos bien preh e presioneve politike, por ta bëjnë punën e tyre deri në zbardhjen e plotë të rastit. Sipas kësaj partie, institucionet nuk duhet që gjithë kapacitetin e tyre ta fokusojnë vetëm te rasti “Zhvatja”, por sugjeron që hetimi të zgjerohet edhe në raste tjera ky dyshohet për krime nga funksionarë shtetëror.
“Njëkohësisht, Lëvizja BESA apelon deri tek prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morrën nga rasti “zhvatja” t’i shërbejë si mësim dhe udhërëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre fillestar për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë. Pasi deri më tani kemi vlersuar se qasja e Prokurorisë Publike Speciale ka qenë selektive dhe e njëanshme, inkurajojmë që ata të procesojnë sa më shpejt hetimet edhe për të dyshuar potencial nga regjimi i kaluar që janë politkisht aktiv në partinë e quajtur BDI. Rikujtojmë që çdo drejtësi e vonuar është vrasje e shpresës për një ardhmëri më të mirë në Maqedoninë e Veriut” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Besa.
Nga kjo parti edhe njëherë theksojnë se me drejtësinë dhe barazinë në shtet nuk duhet të bëhet kompromis dhe shtojnë se për të vendosur themele të shëndosha të drejtësisë në vend, duhet patjetër një komision shtetëror i drejtuar nga SHBA ose BE. /in7.tv/
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi