Connect with us

Lajme

Kush do të zëvendësojë Janevën?

Published

on

Pas arrestimit të Katica Janevës, hapet tani debati se kush do ta zëvendësoj në kreu të Prokurorisë Speciale.

Meqenëse në Ligjin e PSP-së për këtë nuk parashikohet zëvendësimi i saj dhe nuk ka dispozitë për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në krye të Prokurorisë Speciale, kryeprokurori republikan Lubomir Jovevski nesër pritet që të dorëzojë një shkrese zyrtare deri tek Këshilli i Prokuroreve Publik.

“PSP sipas ligjit që është themeluar vazhdon të ketë mandat. Përderisa Prokurori publik që ka udhëhequr këtë organ është e ndaluar ta kryej këtë funksion, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publik duhet ta konstatoj këtë dhe menjëherë të caktoj nga radhët e kësaj prokurorie një ushtrues të detyrës për në krye të Speciales. Për këtë ka bazë ligjore sepse në Ligjin për Prokurori Publike në dispozitat përfundimtare ka një dispozitë, në të cilën përshkruhet se përderisa raste të caktuara nuk janë të rregulluara më ndryshe vjen në shprehje Ligji për Prokurori Publike. Te kjo e fundit ekziston dispozitë ku Këshilli është përgjegjës të përcaktoj ushtrues detyre. Sipas kësaj unë mendoj se, përderisa Prokurori Special nuk mund ta ushtroj këtë funksion Këshilli menjëherë duhet të emëroj prokuror publik të ri nga radhët e Prokurorëve publik në atë prokurori”-tha Lubomir Joveski, Kryeprokuror Republikan.

Këshilli Prokurorëve Publik duhet të përgatis një raport i cili dërgohet në Komisionet parlamentare dhe më pas propozimi kthehet në Këshill për vendimin përfundimtar.

Edhe Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjov konfirmon se emërimi i ushtruesit të detyrës si shef i PSP-së është i komplikuar.

“Nëse i referohemi Ligjit për Prokurori Publike, atëherë ushtruesi i detyrës caktohet vetëm nëse ka ndërprerje të funksionit ose shkarkim, duke u bazuar në nenin 18, pika 4 e Ligjit të Prokurorisë Publike. Në këtë rast, Janeva nuk ka dorëzuar dorëheqjen formale dhe akoma nuk është pushuar nga funksioni”-tha Kole Shterjov, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ndërkaq, nga opozitarja e VMRO-DPMNE-së thonë se Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar në shtet dhe se nuk do të lejojnë që në krye të PSP-së të sillet një zhvatës i ri.

“Për momentin nuk e kemi të nevojshëm edhe një reketar në vendin e Janevës, gjegjësisht të cilin do ta zgjedh bashkëpunëtori i parë i Zaevit, Lubomir Joveski por e kemi të nevojshëm një Prokuror Publik në PSP, i cili do të zgjidhet në bazë të Ligjit për Prokurorinë Speciale, i cili është shumë i qartë dhe nuk mund që bashkëpunëtori i Zaevit, Jovevski vetë të sugjerojë dhe të zgjedh Prokuror të ri Special, gjegjësisht reketar të ri i cili do ta zëvendësojë Katica Janevën”-pohoi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët para dorëheqjes dhe arrestimit të Janevës kanë kërkuar që në krye të speciales të caktohet një prokuror evropian. Alternativa e Afrim Gashit në vend të Janevës kanë propozuar prokuroren Fatime Fetai. Prokurorë shqiptar ka kërkuar edhe Besa ndërsa nga BDI-ja kanë thënë se në krye të organit të akuzës speciale duhet të ketë një personalitet që nuk do të udhëhiqet nga drejtësia selektive.

 

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale