Connect with us

Lajme

Grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike do të takohen nesër

Published

on

Pas momentit te ri të krijuar me përfshirjen e kryeprokurores speciale Katica Janeva në hetimet për rastin “Zhvatja”, pritet të rikthehen nesër grupet e punës të partive politike për ligjin për prokurorinë publike.

Nga VMRO DPMNE-ja si parti që ka kërkuar takimin e radhës presin që tashmë pushteti të mos këmbëngulë në dispozita të caktuara si më herët, ku parashihet që ekipi i njëjtë i speciales të bartej në departamentin e ri, prokurorinë për krim dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Nuk mundet që me automatizëm secilit prokurori të PSP-së t’i garantohet që do të jetë pjesë e departamentit të ri për korrupsion të nivelit të lartë dhe krim sepse në këtë mënyrë, shumë prokuror të tjerë në shtet do të jenë të diskriminuar kurse disa prokurorë të PSP-së të kenë autorizime më larta” – tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Pushteti deri tani, sipas Milloshovskit ka këmbëngulur që Janeva të jetë në krye të Prokurorisë për krim dhe korrupsion të lartë kurse zhvillimet e fundit vërtetojnë se ajo nuk ka kapacitet personal dhe integritet për një detyrë të tillë. Opozita nuk pajtohet edhe me dispozitat për zgjedhjen e prokurores së re pas skadimit të mandatit të Janevës më 15 shtator.

“Ne si opozitë nuk mundemi ta mbivotojmë makinerinë e pushtetit, por edhe pushteti duhet të jetë I vetëdijshëm se ky ligj nuk miratohet më 61 vota por sillet me 80 vota. Vetë Kushtetuta e ka parashikuar këtë sepse bëhet fjalë për ligj sistemor dhe të rëndësishëm cili duhet të zgjasë më shumë se mandate i një, dy apo tre qeverive” – u shpreh Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Zv.kryeministri Bujar Osmani në konferencën për media kushtuar rastit “Zhvatja”, deklaroi se gjendja duhet të shërbejë si shtytje për gjetjen e një zgjidhje mes grupeve të punës për ligjin për prokurorinë publike. Ai kërkoi pjekuri dhe përgatitje për kompromis nga të gjitha anët.

Detyrimi jonë është që të krijojmë institucion efikas, profesional dhe të paanshëm i cili do të jetë përgjegjës për luftën kundër krimit të organizuar në nivel të lartë por njëkohësisht do të sigurojë edhe vazhdimësi për të gjitha rastet e hapura të Prokurorisë Speciale pavarësisht kur dhe si janë nisur deri në pastrimin e tyre në tërësi. Edhe pse për momentin ekzistojnë dallime të rëndësishme mes përfaqësuesve politik, unë mendoj se ato dallime nuk janë të patejkalueshme -deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Pas takimeve të gjatë dhe bisedimeve pa rezultat mes grupeve të punës për të ardhmen e PSP-së, Qeveria prezantoi versionin e saj të propozim ligjit për Prokurorinë Publike i cili tashmë është në procedurë parlamentare dhe është vendosur në seancë për ditën e martë.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale