Connect with us

Lajme

ASH: Përse të korruptuarit dhe të inkriminuarit e BDI-së janë të mbrojtur njëjtë si Arushat e bardha!

Published

on

Pas konferencës për shtyp të zëvendëskryeministrit për Euro-integrime, Bujar Osmani ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, transmeton in7.

Nga kjo parti, përmes një kumunikate, i kanë përkujtuar Osmanit se ka edhe një lëndë me emrin ‘Pacienti’, ku i akuzuar është vetë ai dhe shumë lëndë të tjera ku të akuzuar janë shumë pjesëtar të subjektit politik që i takon Osmani.

“I nderuari zëvendëskryeministër për Euro-integrime, me gjithë entuziazmin tuaj mediatik për të folur për rastin “Zhvatja” ose për eurointegrimet, lëndës suaj ku ju jeni i dyshuar Prokuroria i ka venduar një emër që quhet Pacient, njëjtë e siç është emri Zhvatja, Perandoria, Magjar Telekomi Titaniku, Fortesa. Dhe kjo lëndë asnjëherë nuk u hap, sepse ju dhe subjekti i juaj ndikuat politikisht që të procesohen dhe të hetohen vetëm ato lëndë që përkasin me afatin kohor sipas ligjit të Prokurorisë Publike Speciale?”, thonë nga ASH-ja

Më tej nga ky subjekt pyesin Osmanin se me çfarë kredibiliteti flet ai për shtet ligjor, drejtësi, rastin “Zhvatja” apo Eurointegrimet, kur dihet shumë mirë se si subjekti që i përket Osmani në bashkëqeverisje me pushtetin e kaluar kanë zgjedhur gjykatësit, kryetarët e gjykatave, prokurorët.

“Dhe shtrohet pyetja me çfarë kredibiliteti flisni për shtetin ligjor, drejtësinë, rastin “Zhvatja” apo Eurointegrimet??Subjekti juaj politik BDI është njolla më e zezë e sistemit të drejtësisë, e cila është e rrënuar. Publiku i ka të freskëta kujtimet se si Ministri i juaj i drejtësisë bashkë me zyrtarët e VMRO-së zgjidhte nëpërmjet celularit Gjykatës, prokuror Kryetar Gjykatash, dhe këtë instalim e keni bërë që zyrtarët e inkrimuar të mbrohen nga krimi, dhe kjo fatkeqësisht edhe realisht po ndodh, sepse deri tani nuk është nxjerr para drejtësisë dhe nuk kemi asnjë vendim gjyqësor për asnjë zyrtar ose ish zyrtar te BDI për të cilin ka indicje apo dyshim për krim dhe korrupsion. Pra kjo është e vërteta se përse te inkriminuarit i BDI janë të mbrojtur nga drejtësia për krimin e tyre, dhe janë të paprekshëm ndaj forcës së ligjit që fatkeqësisht ajo forcë për zyrtarët e BDI nuk ekziston. Dhe ne fund na lejo ti përgjigjemi cinizmit tuaj: se a jemi parti e vogël apo e madhe opozitare, ke durim deri ditën e zgjedhjeve parlamentare , nga te cilat subjekti i juaj ka frikë dhe nuk i dëshiron në asnjë mënyrë të mbahen.”, thuhet në kumunikatën e lëshuar për mediat nga ASH-ja.

Continue Reading

Lajme

Qeveria ende nuk i ka thirrur në bisedime! Sindikatat në këmbë për pagat, nesër protestojnë

Published

on

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare.

“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Por edhe pse premtuan se me rebalancin e buxhetit do të parashihet kjo rritje, e njëjta doli se ka qenë mashtrim thonë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Të revoltuar kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë. Nga Sindikatat e pavarur dhe Konfederata e Lidhjes së sindikatave kanë paralajmëruar për nesër protesta masive. Të pakënaqur janë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së librave amë të cilët vazhdojnë të jenë në grevë.

“Nuk mund të presim aq kohë më edhe greva po vazhdon, qytetarët janë të shqetësuar nuk mund të nxjerrin dokumente, duam që kjo punë të zgjidhet sa më shpejtë. Pengesa tani është te Ministria e Financave prandaj duam që aty të protestojmë para ministrisë, që qytetarët të mos presin për dokumente ngaqë tani po afrohet edhe periudha e verës”, pohoi Toni Miloshevski, Sindikata e D. së Librave Amë.

Në lidhje me kërkesat e sindikalistëve Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë të tij thotë:

“Duhet të përcaktojmë një metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të përshtaten pagat në të gjithë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Sipas metodologjisë së përcaktuar, do të destinohen edhe mjete”, shkroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

TV21 pyeti qeverinë se a do t’i pranojnë për bisedime përfaqësuesit e sindikatave dhe a do t’i përgjigjen kërkesave të tyre. Prej atje na thanë se negociatat vazhdojnë. Sapo të caktohet takimi me LSM, opinioni do të njoftohet. Ndryshe protesta nesër nis në orën 14h nga Parku i gruas, do të vazhdojë ka Kuvendi, pastaj te Ministria e Drejtësisë, për të përfunduar te Ministria e Financave.

Continue Reading

Lajme

Rruga për Qafë-Thanë, në gjendje të rëndë

Published

on

Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Më sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë, shkruan Alsat.

“Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është shënuar asgjë. As vijat nuk vërehen e asgjë tjetër”, banor.

“Ka pasur premtime të shumta nga shteti gjatë viteve të fundit se rruga që të çon në pikën kufitare Qaf Thanë me Shqipërinë fqinje do të riparohet. Por nga premtimet mbetën vetëm fjalët. Ekipi i Alsat edhe sot ka vërejtur makina që kthehen apo shkojnë drejt Shqipërisë, pasi sot është ditë jo pune”, raporton gazetari i Aslat, Miki Trajkovski

Për rehabilitimin e kësaj rruge të gjatë 19 kilometra janë siguruar 8 milionë euro nga BERZH, thonë nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”. Për këtë rrugë si dhe për rehabilitimin e pesë rrugëve të tjera është shpallur tender për realizimin e punëve ndërtimore. Tani në proces është vlerësimi i ofertave të arritura. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Deputetja e VV-së uron presidenten Osmani me rastin e Ditës së Presidentit

Published

on

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili, e ka uruar në mënyrë të veçantë presidenten Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit.

Deputetja Xhelil është shprehur e lumtur që presidenten Osmani e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

“Para se të jetë, dhe ta njohim si Presidente, kemi njohur Vjosën. Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se Vjosa Osmani punon shumë prandaj si përfaqësuese e Popullit thotë se nuk e ka pasë ndjesëin e përfaqësimit që nga vdekja e Presidentit Rugova.

“Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, ka shkruar Kica Xhelili.

Continue Reading

Aktuale