Connect with us

Lajmet kryesore

VMRO: Katica Janeva vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar

Published

on

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp pas arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva deklaroi se sot përfundon karriera në Prokurori dhe karriera politike e bashkëpunëtores së Zaevit, respektivisht ajo e Katica Janevës. Ai mes tjerash thekson se Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar.

“Arrestimi i Katica Janevës nuk duhet të shndërrohet në aksion për shpëtimin e Zoran Zaevit, por duhet të shihet se cili ka qenë roli i të gjithë atyre që kanë qenë të afërt të “Lidhjes ndërkombëtare”. Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar”, theksoi Arsovski.

Nga VMRO-ja theksojnë se vendimi për arrestimin e Janevës është i vonshëm dhe se ajo ka pasur mjaftueshëm kohë të ndikoj tek dëshmitaret dhe të zhdukë dëshmi të rëndësishme për rastin “Zhvatja”. Nga kjo parti e quajnë skandaloz vlerësimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion ku thuhet se nga paratë e “Zhvatja” të Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, vetëm rreth 5000 euro kanë përfunduar tek Janeva.

Continue Reading

Lajme

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

Published

on

By

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

Reshjet e shiut dhe erërat e forta, sot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Çair, shkruan Alsat.

Nga pamjet e siguruar nga Alsat, shihet se pas reshjeve dhe erërave tashmë banorët po mundohen të largojnë rrëmujën e shkaktuar./ Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Published

on

By

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.

Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.

Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, raporton rtk.

Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.

Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.

Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.

Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022.

Continue Reading

Bota

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

Published

on

By

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

Shoferi i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thotë një informator.

Sipas dokumenteve të prokurorisë të paraqitura në gjykatën federale, Homero Zamorano nuk dinte për këtë çështje. Zyrtarët thonë se ai u gjet i fshehur pranë kamionit.

Ai është një nga katër personat e akuzuar për ngjarjen vdekjeprurës të trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital, raporton BBC. Një kamion tjetër që transportonte emigrantë është gjetur në të njëjtën pjesë të Teksasit.

Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit në temperatura të larta.

Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet.

Martínez dyshohet se i tha informatorit: “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse emigrantët vdiqën”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të shtirej si një nga të mbijetuarit. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale