Connect with us

Lajme

Vit i aferave në vend të vitit ekonomik

Published

on

Në vend të mobilizimit të përgjithshëm për reforma të fuqishme, rigjallërim të investimeve dhe projekteve ekonomike që me të vërtetë do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, jemi përballur me gjeneratorë të një krize të re politike që do të ndikojë më tej në vend dhe në tetor të marrë një përgjigje negative nga Brukseli për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim me Unionin.

Pas dushit të ftohtë nga Brukseli në qershor, në periudhën deri në tetor të gjitha forcat duhej të mobilizoheshin për të realizuar reformat e nevojshme. Por jemi dëshmitarë që nuk është bërë përparim i vërtetë i reformave në terren, dhe mega-skandali i quajtur “Zhvatja”, ku ekzistojnë indikatorë të fortë të korrupsionit të lartë, absorbon energjinë e reformave të planifikuara. Dhe këtu përsëri gabuan autoritetet e shtetit, të cilat në vend që të mobilizohen për një përparim të shpejtë institucional në çështjen “Zhvatja”, ato vazhduan me oraret e tyre të rregullta të pushimeve, përfshirë edhe kryeprokuroren që merrej me këtë çështje.

Në pushim prej fillimit të muajit janë edhe deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, i cili nuk do të punojnë deri më 27 gusht, kur është caktuar seanca për të diskutuar ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili do të vendosë fatin e PSP-së. Bisedimet në terren midis partive mbi këtë ligj janë të bllokuara, kështu që është e paqartë nëse do të ketë një marrëveshje konkrete për këtë çështje deri më 27 gusht. Pikërisht fati i PSP-së është përmendur deri vonë si një nga kushtet për dhënien e një date në tetor. Situata është e komplikuar edhe më tej pas njoftimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, se në periudhën e ardhshme, aktivitetet e tyre do të synojnë bllokimin e institucioneve, dhe nuk përjashtoi mundësinë e protestave në rrugë. Nuk ka ndonjë veprim as nga Qeveria, edhe pse kryeministri mban qëndrimin për një “bum investimesh” në periudhën e ardhshme. Aktivitete për informim të opinionit zyrtarët kanë në rrjetet sociale, Facebook dhe Tuitter, ku kryeministri dhe disa ministra paralajmërojnë projekte.

“Një miliard janë projektuar në rrugë, mbi një miliard në hekurudha, mbi një miliard në energjetikë – me HC ‘Çebren’, me largpërçuesin në drejtim të Shqipërisë dhe përçuesin e gazit. Po investojmë edhe në një qendër të re klinike, në bujqësi dhe zhvillim rural, në impiante për trajtimin e ujërave të zeza, impiante rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, shkolla dhe kopshte dhe projekte të tjera për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev në një postim të fundit në Facebook. Në mënyrë të veçantë, nga shumica e masave të paralajmëruara, vetëm aplikacioni telefonik “TVSH-ja ime” ka filluar të funksionojë, me anë të të cilit, konsumatorët duke skanuar llogaritë – do të jenë në gjendje të marrin disa nga paratë e paguara në TVSH. Disa nga qytetarët e anketuar janë gjithnjë e më skeptik, veçanërisht në lidhje me njoftimin se do të zhvillohen reforma dhe se investimet e huaja do të përshpejtohen, dhe se vendi mund të marrë lajme të mira nga Brukseli në tetor.

“Miliarda janë paralajmëruar edhe në të kaluarën. Për njeriun e thjeshtë do të jetë vetëm më keq, ndërsa politikanët edhe pse debatojnë para kamerave, është e qartë se ata po drejtojnë bizneset private dhe po i mbushin xhepat”, thotë profesori i ekonomisë, Neritan Turkshi. Ai shprehet se dëshmia më e mirë se asgjë nuk po funksionon në vend është afera e fundit “Zhvatja”. “Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Suedi, Norvegji apo ndonjë vend tjetër normal evropian, hetimi do të kishte përfunduar. Te ne, të gjithë kanë shkuar në pushime, kështu që edhe po të ishte fajtor dikush, do të ketë kohë të mjaftueshme për të mbuluar gjurmët. Nuk e kuptoj në një situatë të tillë, kur asgjë nuk po funksionon, kush do të na kishte dhënë datë në tetor”, shprehet Turkeshi, ndërsa përmend dështimin me investimet kapitale që dukshëm kanë rënë nga vitet e kaluara.

“Kaluan gati tetë muaj ndërsa investimet e planifikuara kapitale nuk janë realizuar as 50 për qind. Është ulur dukshëm numri i investitorëve të huaj, ndërsa ekonomia po vazhdon të fundoset. E gjithë kjo nga mungesa e sigurisë politike dhe skandaleve që ndodhën dhe po ndodhin për çdo ditë që në kreun e shtetit e deri te më i vogli në detyrë”, thotë profesori i ekonomisë, NeritanTurkeshi.

Fatkeqësisht, as analistët politikë nuk janë optimistë në lidhje me perspektivat e vendit për rrugën e saj eurointegruese. “Nuk kam asnjë optimizëm që gjërat në vend së shpejti do të përmirësohen. Ne shohim gjëra të çuditshme që ndodhin çdo ditë, dhe askujt nuk i intereson populli. Çdo ditë futemi nga marrëzi në marrëzi, nga dubioza në dubiozë. Në një situatë të tillë, unë nuk di si të shpresoj për një datë në tetor”, konsideron diplomati Dragan Janjatov. Ai shtoi se ndihet i tërhequr ndaj asaj që po ndodh dhe se në shtet mbizotëron një krizë e moralit politik.

“Ky popull kërkon pjekuri për gjendjen e vendit të vet. Të gjithë betohen në atdheun, dhe të gjithë janë duke e shkatërruar. Në vendin tonë politika është bërë biznes, dhe biznesi është politikë”, thekson Janjatov. Derisa ditët deri në tetor po afrohen, po bëhet gjithnjë e më e qartë se premtimet për një rritje të fortë të BPV-së, madje edhe stimujt më të fortë për ekonominë reale, bujqësinë, valën e krijimit të vendeve të punës, etj., do të jenë më vështirë për t’u arritur, ndërsa dhënia e datës duket edhe e më largët. Sigurisht që nuk është vonë, por thënia popullore se “Askush nuk mund t’ia bëjë jetën më keq njeriut se vetvetja” përsëri është më e dëgjuara nga qytetarët.

 

BURIMI: koha.mk

Continue Reading

Bota

Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Published

on

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.

Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij. /A2CNN

Continue Reading

Lajme

Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Published

on

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7

Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.

Postimi i plotë

“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale