Lajme
U nënshkruan protokollet për “One stop shop” në vendkalimin Tabanoc-Preshevë
Me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe tregtisë dhe lehtësimit të komunikacionit përmes kufirit shtetëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dje në Shkup u nënshkruan protokolle të posaçme për implementimin e Marrëveshjes për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc – Preshevë, mes institucioneve kompetente të të dy vendeve.
Siç kumtoi MPB, nënshkrimi i protokolleve pason pas parafimit të Marrëveshjes mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në Beograd më 12 korrik për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc-Preshevë nga ana e ministrit Oliver Spasovski dhe kolegut të tij serb, Nebojsha Stefanoviq, shkruan gazeta Koha, përcjell in7.
Gjatë nënshkrimit të protokolleve delegacionet i kryesonin sekretarët shtetërorë të të dy ministrive, Magdalena Nestorovska dhe Milosav Miliçkoviq.
“One stop shop është projekt me të cilin jemi posaçërisht krenar dhe sinqerisht shpresoj se ky do të jetë shembull i mirë për të gjitha shtetet në rajon. Nënshkrimi i protokolleve për zbatimin e Marrëveshjes mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Serbisë për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar është dëshmi se fuqitë e përbashkëta, bashkëpunimi dhe përfshirja e institucioneve në fund rezultojnë me sukses i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, tha Nestorovska.
Drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski shprehi kënaqësi nga nënshkrimi i protokolleve, duke potencuar se bashkëpunimi më i afërt mes shërbimeve rezulton me zbulim më të suksesshëm të aktiviteteve ilegale tej kufitare, e me atë shtohet siguria.
Sekretari shtetëror serb Miliçkoviq tha se vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc është një ndër vendkalimet më të frekuentuar, posaçërisht gjatë verës kur një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Serbisë përmes tij nisen drejt Greqisë, kështu që me “One stop shop” dukshëm do të shkurtohet pritja në vendkalimin kufitar.
Pas përfundimit të formaliteteve të tjera, së shpejti do të fillojë së funksionuari “One stop shop” në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare