Connect with us

Lajmet kryesore

Qeveria/Arrestimi i Janevës, dëshmon barabartësinë përpara ligjit

Published

on

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha ka thënë se rasti ‘Zhvatja’, në të cilin dyshohet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, konfirmon se përpara drejtësisë dhe ligjeve secili është i barabartë dhe i përgjegjshëm, transmeton in7.

“Qeveria bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur, i cili duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe duhet t’i nxjerrë në pah të gjitha detajet. Rezultati nga hetimi duhet të bazohet vetëm në dëshmi dhe në përputhje me rregullat e së drejtës. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët, nga i pari deri i fundit. Institucionet e pushtetit ekzekutiv, qëndrojnë në dispozicion me tërë kapacitetet e tyre për organet hetuese dhe gjyqësore”, tha Hoxha, duke shtuar se lirimi i tërësishëm i sistemit gjyqësor jep rezultate.

Hoxha ka inkurajuar të gjitha institucionet që të vazhdojnë edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

“Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorimin e këtij rasti për përdorim negativ nga ana e armiqve të proceseve integruese të vendit tonë, për të penguar RMV-në në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Qeveria pret nga të gjitha hetimore, gjyqësore, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale luftë të mëtutjeshme të pakompromis kundër formave më të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Hoxha.

Përndryshe, sot me urdhër të Prokurorisë për ndjeke të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, policia ka zbatuar aksion për arrestimin e prokurores speciale, Katica Janeva. Policia paraprakisht e ka bastisur shtëpinë e Janevës, ndërsa sipas më pas edhe zyrën e saj në PSP, ku i është konfiskuar kompjuteri i saj./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Published

on

By

Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Sipas tij, një hapi i tillë përfaqëson një ndryshim radikal të skenarit global. “NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit.

“Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve”, shton më tej Ryabkov. Zyrtari rus thekson se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.

Nga data 17.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 92,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,436 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Bota

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Published

on

By

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se Putin ka kancerin

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se luftimet do të përfundojnë deri në fund të vitit 2022. Në një intervistë për transmetuesin britanik, Sky News, Kyrylo Budanov ka thënë se pikë kthese në luftën kundër Rusisë do të jetë pjesa e dytë e muajit gusht teksa ka thënë se lufta do të shpjerë te ndryshimi i pushtetit në Rusi.

Ai me siguri të plotë ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se Putini vuan nga kanceri.

Deri më tani nuk ka pasur qëndrime që mbështesin deklaratën e Budanovit në lidhje me shëndetin e liderit rus. Teksa qëndronte i qetë në zyrën e tij, shefi ushtarak e ka cilësuar ushtrinë ruse si “hordhi e njerëzve me armë”.

Në intervistën e shkurtër me transmetuesin britanik, shefi i inteligjencës ushtarake ka thënë se është shumë optimist për të ardhmen e Ukrainës.

Continue Reading

Aktuale