Connect with us

Lajme

Kush janë 12 deputetët e privilegjuar që shteti ua paguan qiranë dhe rrugën

Published

on

Aleksandar Kiracovski dhe Ilija Dimovski, emrat më të spikatur ndër dymbëdhjetë deputetët të cilët vitin e kaluar kanë marrë para për shpenzime të udhëtimit, ndërsa në llogari të shtetit kanë shfrytëzuar edhe qira për banesa që i kanë përdorur në zëvendësim të asaj që të mos udhëtojnë deri në qytetin e lindjes.

Shpenzime të dyfishta në llogari të shtetit bëjnë 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së, 4 të LSDM-së dhe një i BDI-së. Për vitin 2018, mesatarisht, secili deputet ka marrë rreth 6 mijë eurosh për shpenzime të udhëtimit.

Derisa të zgjedhurit e popullit kanë privilegjin të marrin para edhe për qira edhe për shpenzime të udhëtimit, qytetarët voziten me autoambulanca që janë të vjetra mesatarisht 11 vjet, njofton Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedoni,, përcjell in7.

Edhe pse u përkasin kampeve të kundërshtuara politike, deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i lidh një privilegj që u jepet atyre si deputetë: të dytë shfrytëzojnë edhe banesë shtetërore edhe marrin para për shpenzimet e udhëtimit.

Kiracovski deri pak kohë më parë kryente edhe funksionin e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, por u shkarkua pasi u gjet në qendrën e reagimeve të opinionit për shkak të punësimeve të të afërmve të tij të ngushtë, për të cilën gjë Komisioni kundër Korrupsionit hapi procedura.

Shteti në vitin e kaluar ia ka paguar Kiracovskit qiranë në vlerë prej 390 eurosh, ndërsa ai në katër muajt e fundit të vitit 2018 derisa ka qëndruar në banesë në Shkup, në emër të shpenzimeve të udhëtimit ka marrë diçka më shumë se 1000 euro.

Kundërshtarit të tij politik, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, shteti i paguan diçka më pak për qira, përkatësisht 370 euro, por edhe ai ka marrë shumën e njëzet mijë denarëve në emër të shpenzimeve të udhëtimit

DEPUTETË TË CILËT SHFRYTËZOJNË PRIVILEGJE TË DYFISHTA

Përveç Kiracovskit dhe Dimovskit, privilegjet e dyfishta vitin e kaluar i kanë shfrytëzuar edhe 10 deputetë të tjerë në Kuvendin e Republikës.

Të gjithë dymbëdhjetë deputetë, përveç që kanë marrë para për shpenzimet e udhëtimit, kanë shfrytëzuar në llogari të shtetit edhe qira për banesa të cilat i kanë përdorur në zëvendësim të asaj që të mos udhëtojnë deri në qytetin e lindjes. Gjithsej shtatë janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, katër janë nga LSDM-ja dhe një nga BDI-ja.

Nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në listën e shpenzimeve të dyfishta janë deputetet nga Manastiri – Liljana Zaturoska dhe Liljana Kuzmanovska, deputetja nga Prilepi, Ane Leshkoska, deputetja nga Shtipi, Bllagica Llasovska, deputetja nga Koçani, Magdalena Manaskova dhe deputetja nga Radovishi, Nada Cipusheva.

Atyre u bashkohen edhe koleget e LSDM-së – deputetja nga Strumica, Katerina Kuzmanovska, deputetja nga Prilepi, Keti Smileska dhe deputetja nga Kavadari, Meri Llazarova.

Në llogari të shtetit është edhe deputeti më i vjetër, Branko Manoillovski nga BDI-ja, i lindur në fshatin Kiçinicë.

Kuvendi vitin e kaluar ka marrë një vendim sipas të cilit deputetët mund të përdorin makinën e vet për qëllime zyrtare për të cilën gjë do të marrin më pak para se më parë, ose të marrin banesë me qira me vlerë më së shumti deri në 400 euro, me ç’rast do të mund të udhëtojnë vetëm gjatë vikendeve ose festave.

Sipas të dhënave të cilat i mori SCOOP-i duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik, të drejtën e këtillë të qirasë aktualisht e shfrytëzojnë gjithsej 14 deputetë.

DY DEPUTETË SHFRYTËZOJNË VETËM QIRA

Në listën që e morëm nga Kuvendi janë edhe dy deputetë, deputeti nga Velesi nga VMRO-DPMNE-ja, Kërsto Jovanovski dhe deputeti nga Struga nga Partia për Progres Ekonomik dhe Shoqëror (PPESH), Rubin Zemon, të cilët shfrytëzojnë vetëm qira, por jo edhe shpenzime të udhëtimit.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale