Connect with us

Lajme

Janeva “bëhet keq”, ndihma e shpejtë në Gjykatë

Published

on

Disa minuta pasi ka hyrë në Gjykatën Penale të Shkupit, siç raportohet në media, Katica Janeva është ndjerë keq. Për këtë arsye, shërbimet e gjykatës kanë lajmëruar ndihmën e shpejtë.

Pas disa minutash, stafi i ndihmës së shpejtë janë larguar nga gjykata./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Published

on

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.

“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.

Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.

Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.

Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.

Continue Reading

Lajme

Procesi i decentralizimit ngec qëllimisht

Published

on

Procesi i decentralizimit shënon ngecje vite me radhë. Komunat në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë shumë pak kompetenca përballen edhe me mungesë të mjeteve financiare për të qenë më efikas në dhënien e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët.

Janë vet komunat ata të cilët në raste urgjente duhet që të gjenden përkrah qytetarëve, qoftë në raste të vërshimeve, qoftë gjatë reshjeve të borës por edhe vërshimeve, apo edhe zjarreve të mëdha. Krerët e komunave akuzojnë pushtetin qendror se qëllimisht nuk bëjnë decentralizimin e pushtetit sepse komunat më të mëdha udhëhiqen nga partitë opozitare. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, shprehet se, sa më shumë kompetenca të kenë komunat do të jenë më të afta për menaxhuar situata të jashtëzakonshme.

“Kur jemi në kushte normale është shumë pak me rëndësi se kush e bën përkrahjen e sektorëve të caktuara apo kategorive të caktuara të shoqërisë se kjo vjen nga pushteti nga qendror apo ai lokal. Mirëpo, atëherë kur shoqëria, qytetarët dhe qyteti ka nevojë urgjente dhe në moment për të intervenuar, atëherë shihet se pushteti lokal është më afër tyre. Pikërisht në këtë drejtim edhe ndjehet që të kemi një decentralizim më të madh dhe më të mirëfilltë që nënkupton një pushtet më afër qytetarëve. Ne duhet që të përcjellin përvojat e shteteve aty ku duhet të shkojmë. Shtetet e Bashkimit Evropian jorastësisht e kanë një decentralizim të fuqishëm të pushtetit, sepse ata ndër vite e kanë kuptuar që më së miri mund të ballafaqohen me momente të caktuara dhe më afër qytetarëve është pushteti lokal”, thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Megjithatë, ai nënvizon se nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë tërësisht procesi i decentralizimit, shkaku se në komunat më të mëdha në vend, kryetarët janë nga opozita.

“Prandaj, i bëj ftesë pushtetit qendror që të përshpejtojë dinamikën jot ë ngadalësuar por të ndërprerë tërësisht të decentralizimit që mos varet nga ajo se kush është në pushtetin lokal dhe atë qendror dhe më pas të delegohen kompetenca. Për hir të së vërtetës ka patur një strategji për decentralizim të pushtetit e cila nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë, shkaku i asaj se në pushtetet lokale janë kryetarë që nuk janë të partive në pushtet por të opozitës”, deklaroi Kasami. Nga ana tjetër, decentralizimi i pushtetit do të thotë se sa janë komunat të afta që të menaxhojnë me ato kompetenca, si në shëndetësi, në arsimin e lartë, në infrastrukturë por edhe në investime kapitale. Kasami, me këtë rast thotë se komunat janë të gatshme që të marrin më shumë përgjegjësi.

Continue Reading

Lajme

Janjiq demaskon pushtetin e Vuçiqit: Frikësim i opinionit

Published

on

Deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe disa ministrave në Serbi se po përgatitet stuhi dhe sulm, po përsëriten tash e shumë herë. Çdo herë shqetësohen serbët e Kosovës dhe pas frikësimit zakonisht pranohet vendimi që merr Prishtina dhe kjo po bëhet model, ka deklaruar Dushan Janjiq nga Forumi për raporte etnike, shkruan media serbe.

“Stuhia, gremina,…këto janë fjalë të rënda që nxisin frikë edhe shqetësim, që u thanë edhe nga ministri Vulin duke përsëritur se Serbia nuk do lejojë dëbimin e serbëve nga Kosova. Se po përgatitet plan i sulmit mbi serbët ka deklaruar edhe Vuçiq, duke reaguar në vendimin e Prishtinës se të gjitha tabelat duhet ndërruar me ato të Kosovës”.

“Nuk kërcënojmë, nuk ka luftë dhe përdorim të ushtrisë, por ju lusim më së miri që mos të tentoni të dëboni serbët nga veriu, mos tentoni që asnjë fëmijë mos të qajë, mos tentoni të përsëritni stuhinë se nuk përfundon mirë. Unë nganjëherë kam ndjenjën se BE dhe Prishtina janë çmendur, të marrë, a jeni normal me ju shkuar serbëve në shtëpi me ju marr automjetet, tabelat dhe të bëni këtë, e bëni si sundim i ligjit”, ka thënë ministri i policisë Vulin, transmeton “Bota sot”.

“Serbët e Kosovës jetojnë në frikë dhe pasiguri dhe retorika e tillë dinamike, përmendja e vazhdueshme e stuhisë aspak nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviç, duke shtuar se me këto deklarata shërbehet Vuçiq për të homogjenizuar serbët e Kosovës.

“Ju keni situatën e urdhëresës për të punësuarit në institucionet e shtetit të Serbisë në veri të Kosovës që nuk mund shfrytëzohet pushimi veror dhe nuk dihet për sa kohë zgjat kjo. Me gjasë duan të homogjenizohen banorët serb atje, më shumë se të frikësohen”, tha Bogdanoviç.

“Ngritja e temës teknike të tabelave, që shumica janë ndërruar në nivel politik dhe deklaratat dramatike tashmë janë parë”, konsideron Janjiç dhe kjo shërben që palët të ruajnë status-quo dhe të ndryshohet situata në terren dhe “kjo është sikur tregimi për bariun edhe ujkun”.

“Problemi në atë lojë është se kur paraqitet vërtetë ujku, askush nuk i del në ndihmë bariut, Vuçiq ka arrit në atë pikë që thirrjeve të tij, mos të ju besojë askush. Nuk do i shkojë në ndihmë askush as nga populli as opinioni, kur vërtet arrini tek vendimi serioz po ose jo në NATO”, tha Janjiq.

Kësaj sipas tij, duhet shtuar edhe zakonin që të udhëhiqet me frikë, “situata në terren në të vërtetë ndryshon nga Prishtina dhe nga loja me përparësi po del Kurti, që përfiton nga politika e reciprocitetit dhe të cilën po e aplikon”.

“Ajo që këtu është çmimi shihet tek shqiptarët edhe serbët ku shpërndahet mosbesimi dhe frika nga njëri-tjetri, çmimi i kësaj është se të dy palët përfshihen nga mosbesimi dhe atmosfera jo e mirë për dialog por atë për konflikt. E kjo është thelbi i politikës së reciprocitetit, por në këtë nuk ka reagim nga Kuinti, e Amerika u përmbajt”, tha ai.

Përderisa Janiç shpreson se Kuinti do të kujtohet se politika e reciprocitetit nga Kurti dhe deri diku Vuçiq nuk shpie askund, Bogdanoviç thërret në kthimin në çështjet konkrete të jetës së qytetarëve në Kosovës dhe mbrojtjen e serbëve që jetojnë atje.

Continue Reading

Aktuale