Connect with us

Lajme

Gjykatësi Sedat Rexhepagiçi do të vendos për paraburgimin e Janevës

Published

on

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, Sedat Rexhepagiçi, do të vendosë nëse Katica Janeva do të përfundojë në paraburgim, pas kërkesës së PTHP-së dhe zgjerimit të hetimit në rastin “Zhvatja”.

Gjykatësit tjerë të procedurave paraprake që punojnë në raste të Prokurorisë për krimit të organizuar janë me pushime, kështu që Rexhepagiç do të vendos në lidhje me paraburgimin e Janevës.

Emri i tij përmendet në një nga incizimet audio midis Jordan Kamçevit dhe Boki 13, të cilët janë të involvuar në rastin ‘Zhvatja’. Në incizim Boki 13 i thotë Kamçevit se ai ka vepruar ashtu siç është këshilluar dhe se ka dërguar kërkesë në ditën kur gjykatësja Vesna Dimishkova është me pushime dhe në vend të saj përgjegjës është gjykatësi Sedat Rexhepagiç.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Bota

Gratë afgane: Preferojmë të vdesim sesa të jetojmë si skllave

Published

on

Banorët lokalë thonë se protesta që u mbajt në Kabul më 21 tetor tregon rritjen e dëshpërimit të grave afgane, të drejtat e të cilave janë hequr që prej se talibanët, islamistët e linjës së ashpër, morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Fotografitë e bëra më 21 tetor nga disa agjenci të lajmeve shfaqin protestën në Kabul që përfundoi në dhunë teksa talibanët ndaluan gratë marshuese dhe sulmuan gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një gazetare në Kabul, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkaqe sigurie, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta e 21 tetorit është shenjë se gratë shumë shpejt po i humbasin mundësitë pasi talibanët ua hoqën liritë.

“Disa familje nuk kanë djem dhe babi i tyre ose është i dobët me shëndet ose kanë humbur bashkëshortët e tyre në sulmet vetëvrasëse me bomba”, shpjegon ajo. “Disa gra kanë mbi supe përgjegjësinë për familjet e tyre”.

Vajzat në shkolla të mesme kanë mbetur pa shkuar në shkollë për më shumë se një muaj dhe shumë gra janë ndaluar që të kthehen në punë që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit në mesin e muajit gusht.

“Edhe pse ato e dinë që protesta është një rrezik i madh, gratë nuk kanë zgjidhje tjetër”, thotë gazetarja nga Kabuli.

“Sepse ato nuk mund t’i shohin familjet e tyre teksa vuajnë, prandaj mundësia e vetme është që të ndërmarrin veprime edhe nëse kjo nënkupton që talibanët mund t’i eliminojnë ato. Sepse gratë veçse kanë humbur ato që i kanë pasur, siç është puna e qasja në arsim. Tani, ato nuk kanë asgjë tjetër dhe duan që t’i tregojnë botës se nuk do të qëndrojnë të heshtura”.

Marshi i grave u lejua të vazhdojë për rreth 90 minuta para se talibanët të nisnin të sulmonin gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një tjetër banor lokal i Kabulit, që ndoqi protestën përmes platformave online, thotë për Radion Evropa e Lirë se kur anëtarët e talibanëve sulmuan mediat ata përdorën gjuhë të ashpër, eksplicite teksa ndoqën dhe rrahën gazetarët.

Ai thotë se atmosfera në kryeqytetin afgan është një atmosferë e zymtë që prej se talibanët kanë filluar shtypjen në rrugë, madje duke mos kursyer as fëmijët. Më 22 tetor, sipas tij, talibanët sulmuan tre djem që po luanin lojën mjaft popullore në telefona mobil PlayerUnknown’s Battlegrounds, duke i goditur fëmijët me shuplaka dhe duke ua marrë telefonat. Sipas talibanëve, kjo lojë është “haram” apo e ndaluar sipas Islamit.

Një prej organizatoreve të protestës, Zahra Mohammadi, i tha agjencisë AFP se “mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat është ky: Mos u frikësoni nga talibanët, edhe nëse familja nuk iu lejon që të dilni nga shtëpia. Mos u frikësoni. Dilni, sakrifikoni, luftoni për të drejtat e juaja”.

“Kësaj radhe, gratë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë si sllave apo të burgosura”, thotë për Radion Evropa e Lirë një grua nga Kabuli, duke shtuar se “kur e shoh këtë protestë jam vërtetë e lumtur sepse e shoh që nëse familja ime ka nevojë për ndihmën time, dhe unë jam një grua e re që jam në gjendje t’iu ndihmojë, prandaj unë thjesht nuk do të ulem dhe të shoh babanë tim që është i vjetër teksa vdes apo nënën time të vuaj. Jam e sigurt se do të ngrihem, edhe nëse ata do të më vrasin”./REL/

Continue Reading

Lajme

Kufizime për hyrje në Itali për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor/

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Aktuale