Connect with us

Lajme

Deputetët e RMV-së, liderë rajonal në shpenzimet rrugore, shpenzuar gjysëm milioni euro në vitin 2018

Published

on

Sipas të dhënave të cilat i ka siguruar Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedoni, 76 deputetë kanë harxhuar 496 mijë euro për shpenzimet e udhëtimit vitin e kaluar. Kjo do të thotë se mesatarisht, për vitin 2018, secili deputet ka marrë rreth 6 mijë eurosh për shpenzimet e udhëtimit. Më shumë nga ata ka harxhuar deputeti i cili udhëton nga Struga, Alija Kamberoski, gjithsej 18.156 euro, ndërsa më pak deputeti Kërsto Mukoski, vetëm 96 euro, transmeton in7.

Burim: Të dhëna për vitin 2018 të marra nga Kuvendi i RMV-së

Deputetët kanë marrë më shumë para për shpenzimet e udhëtimit në qershor, ndërsa më pak në shtator.

Kjo qendër e gazetarisë hulumtues edhe më parë ka shkruar për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, përkatësisht se ata janë liderë në rajon për marrjen e parave për këtë lloj të shpenzimeve.

Në listën e deputetëve të cilët marrin para për shpenzimet e udhëtimit përmenden emrat e njëjtë. Kështu, sipas hulumtimit të Makfaks-it, Alija Kamberoski është rekorder sipas shpenzimeve të arkëtuara të udhëtimit në Kuvend për vitin 2017. Ai nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit 2017, vetëm për nëntë muaj ka marrë nga Kuvendi 12.847 euro për shpenzimet e udhëtimit. Ndërsa, nga muaji dhjetor i vitit 2017 deri në muajin maj të vitit 2018 ka bërë shpenzime të udhëtimit në vlerë prej 10.355 eurosh. Vitin e kaluar, e dyta sipas shumës së arkëtuar të parave për shpenzimet e udhëtimit është Mira Stojçevska nga Delçeva. Emri i saj nuk përmendet për herë të parë kur bëhet fjalë për shpenzimet e udhëtimit. Në fakt, Stojçevska në vitin 2017 ka harxhuar 11.736 euro. Ndërsa, vetëm në periudhën nga muaji dhjetor i vitit 2017 deri në muajin maj të vitit 2018, ajo ka harxhuar 10.396 euro.

Shpenzimet e udhëtimit për periudhën mars – nëntor të vitit 2017

Alija Kamberoski – 12.847 euro

Liljana Zaturoska – 11.435 euro

Mira Stojçevska – 11.736 euro

Aleksandar Kiracovski – 11.065 euro

Sasho Vasilevski – 9.850 euro

Kërsto Mukoski – 9.563 euro

Katerina Kuzmanovska – 9.326 euro

Në muajin qershor të vitit 2018, Ligji kaloi procedurat parlamentare dhe me këtë pësoi edhe ndryshimin, sipas të cilit deputetët në vend se 30 për qind në të ardhmen do të marrin 20 për qind për çdo kilometër të kaluar nga çmimi i shitjes së një litri karburanti. Por, edhe pas ndryshimit të ligjit, deputetët përsëri i marrin të njëjtat shuma për të udhëtuar nga shtëpia deri në punë dhe anasjelltas.

Vegla e llogaridhënies “ngeci” në vitin 2018

Kaloi gjysma e vitit, por në faqen e internetit të Qeverisë, e cila publikoi Veglën e llogaridhënies për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike, nuk ka asnjë të dhënë për shpenzimet e funksionarëve për vitin 2019. Të gjitha të dhënat janë për vitet e mëparshme, përkatësisht për vitin 2014, 2015, 2017 dhe 2018. Me vetë hapjen e faqes, gjëja e parë që mund të shihet është se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka pasur më shumë shpenzime si funksionar, ndërsa kryeministri aktual është në vendin e katërt. Të vjetra janë edhe të dhënat në pjesën “Marrja e banesës me qira (për personat që banojnë jashtë Shkupit)”, ku në vendin e parë sipas shpenzimeve është ish-ministri pa resor, Xheri Naumof.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale