Connect with us

Lajme

Boki 13 dhe babai i tij sulmojnë klerikun fqinj (VIDEO)

Published

on

Televizioni Alfa ka publikuar një video tronditëse ku shihet se si Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe babai i tij, Mile Jovanovski sulmojnë një klerik të MPC-së, shkruan in7.

Videoja, e cila është paralajmëruar si reportazhë, të cilën televizioni Alfa do ta emitojë në ditët në vazhdim, shihet se si Boki 13 dhe babai i tij Mile Jovanovski sulmojnë në fillim verbalisht e pastaj edhe fizikisht klerikun, i cili tenton që të futet në shtëpinë e tij.

Tani shtrohet pyetja se pse pas 30 muajsh Mile Jovanovski, si drejtor nominal i 1 TV, i cili ishte i afërt me pushtetin dhe djai i tij Boki 13 akoma nuk janë dënuar për këtë rast.

Rasti në gjykatë ka filluar në janar të vitit 2017 dhe ende nuk është mbyllur./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17 vjeçare nga Kovid-19 në Klinikën infektive

Published

on

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mëngjes ka vdekur një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë, Demir Hisar.

Pacientja e re ka pasur sëmundje kronike diabet tip 1 dhe nuk ka qenë e vaksinuar. Vështirësitë tek pacientja kanë qenë nëntë ditë para se të pranohet në Klinikën infektive në Shkup. Sipas raporteve mjekësore, më 18 tetor pacientja e re për herë të parë ka kërkuar kontroll mjekësor në Spitalin klinik në Manastir. Pacientja është dërguar në spital me saturacion të ulët, temperaturë 40 gradë, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhembje në trup dhe muskuj. Për shkak të seriozitetit të gjendjes, pacientja është ndalur në spital dhe është vendosur në aparate me oskgjen.

Më 19 tetor pacientja me automjet të Ndihmës së shpejtë mjeksëore është sjellur në Klinikë në gjendje shumë të rëndë. Ajo është pranuar në Repartin për kujdes intensiv në Klinikë dhe ka filluar trajtimi intensiv në njësinë për kujdes intensiv sipas protokollit për shërim të pacientëve me infektim të rëndë Kovid-19. Edhe krahas të gjita masave të ndërmarra diagnostike, terapive dhe rianimacioneve, pacientja sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

MSH: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë.

Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Continue Reading

Aktuale