Connect with us

Lajme

Stoilkovski i VMRO-së pyet Kostadinovin e LSDM-së: Në cilin vend je argëtuar deri në mëngjes me Bokin?

Published

on

Akuzat mes partive politike për rastin “Zhvatja”, siç duket do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i partisë opozitare VMRO – DPMNE, ka akuzuar zëdhënësin e LSDM-së, Kostadin Kostadinov se me daljet e vazhdueshme të tij në opinion, po tenton të fshehë të vërtetën rreth tij dhe siç thotë Stoilkovski, karakterin amoral të tij. Nga kjo parti pyesin Kostadinovin, se përse tenton ta fshehë miqësinë e tij me Boki 13 dhe përse nuk tregon se çka fshihet në telefonin e Bokit. Stoilkovski i bën thirrje Kostadinovit që të dalë publikisht para kamerave dhe të sqarojë dilemat, përcjell in7.

“A je kaq i zëshëm sepse fotografi dhe inçizime tonike tuat, janë gjetur në telefonin e shokut tënd Boki Trediçi? Eja Kostadin, këtu para kamerave tregoju qytetarëve, vallë dhe në cilat dy qytete të mëdha në një shtet fqinj tonin je argëtuar deri në orët e mëngjesit me shokun Boku Trediçi? Cilat para i ke harxhuar derisa ke qënë atje? – pyet Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO – DPMNE-së.

Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja, për ditë me radhë në daljet e tij publike pyet krerët e VMRO-së se me kë janë takuar në Hungari dhe Slloveni, duke aluduar për një takim mes Mickoskit dhe Gruevskit, si dhe për takim të kreut të opozitës maqedonase me gazetarin italian, gaiser, i cili publikoi videot nga rasti “Zhvatja./in7.tv./

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale