Lajme
Sot në Gjykatë lënda “TNT”, do të sillet edhe Mile Janakieski
Ish – kreu i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, do të sillet sot në Gjykatën Penale në Shkup, për lëndë e quajtur “TNT”, e cila ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike, njofton in7.
Prokuror i lëndës është prokurori shqiptar, Burim Rustemi, ndërsa Janakieski bashkë me Nikolla Gruevskin dhe ish kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, akuzohen për prishjen e objektit “Kosmos” të biznesmenit, Fiat Canoski.
Të akuzuarit, sipas PSP-së, objektin e në fjalë e kanë prishur nga urrejtja politike ndaj investitorit./in7.tv/
Bota
Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.
Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.
Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij. /A2CNN
Lajme
Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajme
Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7
Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Postimi i plotë
“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi