Lajme
Reagon BDI e Gostivarit/ASH dhe Lëvizja Besa shpifin, droga e gjetur në veturë,nuk ishte e inspektorit
Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ndaj partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të cilat në komunikatat e tyre lidhur me inspektorin që po hetohet thanë se bëhet fjalë për vëllain e kreut të degës së BDI-së në Gostivar.
Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ndaj partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të cilat në komunikatat e tyre lidhur me inspektorin që po hetohet thanë se bëhet fjalë për vëllain e kreut të degës së BDI-së në Gostivar.
Në këtë reagim të firmosur nga kreu i degës Bashkim Hasani është bashkangjitur edhe një dokument për të cilin Hasani thotë se është kontrata e shitblerjes së veturës së vëllait të tij.
Në reagim thuhet gjithashtu se këto subjekte nuk gjejnë forma dhe mënyra për të shpifur dhe njollosur me qëllim përfitimin e pikëve politike.
“Kur flasim për rastin, nëse do të kishte pretendim për ta fshehur, i njëjti rast nuk do të bëhej publik në raportin zyrtar të policisë, dhe nuk qëndron aspak akuza e ASH që rasti po mbahet i fshehur. Me shpifje të tilla nuk mund të bindin as militantët e tyre partiak, e lëre më opinionin publik”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Gostivar.
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumunikate të lëshuar për mediat kishte akuzuar strukturat ushëheqëse pasi kishin fshehur nga hetimi veturën në të cilën ishte gjetur drogë dhe se e njëjta i përkiste një inspektori policor që ishte i afërt me funksionarët e BDI-së dhe se për këtë qëllim i njëjti nuk është përfshirë në hetim me kohë, transmeton in7.
“Automjeti me të cilin është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme. Kjo është brengosëse pasi që automjeti ka qenë ne shfrytëzim të inspektorit i cili në fakt është vëllai i funksionarit te lartë të BDI-së. Ky funksionar ka qenë shef kabineti në Komunën e Gostivarit kur kryetar ishte Nevzat Bejta, ka qenë shefi i shtabit të BDI-së në Gostivar, ka qenë përfaqësues i BDI-së në KKZ. Si mundet qe i gjithë ky rast te përfundon vetëm me mbajtjen e, siç u theksua në mediume, të dy shitësve, pa mos vazhduar më tutje dhe hetuar rastin se cili ka qenë roli i inspektorit si dhe njerëzve te tjerë?” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Edhe Lëvizjes Besa ka akuzuar MPB-në se pas fshehjes së rastit të gjuajtjes me armë nga deputeti i BDI=së, tani po fshenin edhe rastin e inspektorit, ku vetura e tij shfrytëzohet për shittje të lëndëve narkotike, shkruan in7.
“Pas fshehjes së rastit në Tetovë ku deputeti i BDI-së gjuajti në një aheng familjar dhe lëndoi dy persona, tani tentojnë të fshehin edhe rastin ku u kapën dy persona duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas informatave, policia ka kapur dy persona të cilët e kanë shpërndarë atë duke e shfrytëzuar veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë. Vetura me të cilën është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme pasi ka qenë në shfrytëzim të inspektorit, që në media u liferua se bëhet fjalë për vëllain e shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta. Ky është edhe një shembull se në këtë vend ka drejtësi selektive”, thuhet në kumunikatën e lëshuar nga Lëvizja Besa.
Ditë më parë in7 kishte publikuar lajmin se gjatë aksionit policor, të ndërmarrë nga SPB-Tetovë, në fshatin Zherovjan në rajonin e Tetovës janë arrestuar dy të rinj, të cilëve u është gjetur një sasi e substancës narkotike të tipit, kokainë. Kokaina ishte gjetur në automjetin Pasat, ngjyrë gri metalike dhe me targa TE99**AF, pronar i së cilës del të jetë inspektori në fjalë nga rajoni i Tetovës dhe që ky ishte në lidhje gjaku (vëlla nga babai) me një eksponent të partisë shqiptare në pushtet, BDI.
.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare