Lajme
Ndryshimet qeveritare/Nina Angellovska, ministre e re e Financave?
Së shpejti kabineti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të pësojë ndryshime.
Siç njofton televizioni Alsat-M, ky ndryshim vjen pasi duhet që të emrërohet vendi i kreut të Ministrisë së Financaave, i cili nga ndryshimet e fundit, ka ngelur bosh, pasi Komisioni i Antikorrupcionit vendosi që kryeministri Zaev nuk mund të udhëheq edhe me një ministri tjetër.Që nga shkarkimi i Dragan Tevdovskit në qershor, me Ministrinë e Financave administrativisht ka udhëhequr zv.ministrja Shiret Elezi kurse politikat financuese janë drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, shkruan in7.
Siç mësohet, për këtë post lakohen emrat e tre kandidatëve, që të tre kandidatet janë femra, Nina Angellovska, Tatjana Shterjova si dhe guvernatorja Anita Bezhovska. Megjithatë, në këtë garë, siç thonë bueimet e cituara më lartë, prin Nina Angellovska bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e platformës Gruper dhe presidente e Asociacionit Komercial Eletronik.
Ndryshime të tjera në Qeveri do të ketë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, kështu nga detyra e tij si zv.ministër i Ekonomisë pritet të largohet edhe Kire Naumov për t’u bërë drejtor në Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, në vend të tij, do të jetë njëra prej dy kandidateve që mbeten nga gara për postin e financave, Tatjana Shterjova ose guvernatorja Anita Bezhovska.
Në qershor u bënë ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar. Sadulla Duraku nga ministër i Ekologjisë u vendos në postin e ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive kurse në Ekologji erdhi Naser Nuredini, Hysni Ismaili u emërua ministër i Kulturës, Trajan Dimkovski u emërua ministër i Bujqësisë dhe Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi