Connect with us

Lajme

Manipulimet e “La Verita” për “Reket” shpërndahet edhe në Shqipëri

Published

on

Manipulimet e “La Verita” për “Reket” shpërndahet edhe në Shqipëri

Portali i Shqipërisë, “Syri.net” (pro opozitar, medium i djathtë) publikoi shkrim për ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, lidhur me rastin “Zhvatja”. Më konkretisht, për inçizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, ku portali në këtë kontekst paraqet edhe retrospektivë të ngjarjeve më të rëndësishme politike në vend vitet e fundit.

Kështu, portali ju kthehet ngjarjeve të vitit 2015, gjegjësisht periudhës së publikimit të të ashtuquajturave “Bomba” nga LSDM opozitare.

Në shkrim thuhet se bisedat e përgjuara kanë qenë vepër e kancelares Anxhela Merkel, të regjistruara me ndihmën e degës maqedonase të “Deutsche Telekom” (i referohet “Telekomi Maqedonas” si aksionari më i madh i “Magjar Telekom” kompani hungareze, është pikërisht në pronë të kompanisë gjermane telekomunikuese “Deutsche Telekom”).

Në shkrim më pas thuhet se bisedat e përgjuara i janë dhënë LSDM-së opozitare dhe liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev, që më pas të manipulojnë me to për interesin e tyre. Në këto konstatime gazetari nuk është thirrur në ndonjë burim serioz ose hulumtim, madje as nuk ka paraqitur as fakte dhe argumente për akuza të tilla serioze.

Në fakt, në shkrim nuk përmendet as edhe versioni zyrtar për burimin e bisedave të përgjuara të asaj kohe, as fakti që të ashtuquajturat “bomba” të opozitës janë vepër e ish DSK-së, ndërsa sipas versionit zyrtarë opozita i ka siguruar prej personave brenda MPB-së, madje nuk permendet as fakti që për rastin ekziston edhe padi penale ku specifikohet se si është realizuar përgjimi.

Shkrimi vazhdon më tej me akuza të paargumentuara, duke konkluduar që protestat për rrënimin e ish qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kanë qenë vepër e Gjermanisë dhe organizatave të Xhorxh Soros dhe që plani i tyre ka funksionuar.

Edhe për një pretendim të tillë mediumi nuk paraqet asnjë argument, as edhe ndonjë burim relevant për të sqaruar këto akuza serioze.

Por, shkrimi nuk përfundon këtu, më tej konstaton se ndryshimi i emrit bashke me ndryshimet kushtetuese me të cilat u zgjidh kontesti i emrit me Republikën e Greqisë, i realizuar nga Qeveria e kryeministri Zaev, është në dëm të Maqedonisë së Veriut dhe në të mirë të Greqisë, edhe një herë, duke mos e argumentuar një pretendim të tillë, madje nuk përmenden as edhe pikat kryesore të kësaj ngjarje të rëndësishme politike, siç janë rezultatet e referendumit për ndryshimet kushtetuese, votimin në dy parlamente – në Maqedoninë e Veriut dhe ratifikimit në Greqi, reagimet e opionionit nga marrëveshja dhe argumentimet në opinion për përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga kjo marrëveshje.

Thjesht, gazetari shumë lehtë, me vetëm një fjali, ka konstatuar se ndryshimet kushtetuese kanë qenë të dëmshme për vendin.

Ky shkrim konfuz, më shumë ngjanë në një shkrim për teori konspirative sesa një lajm informative nga rajoni i argumentuar dhe me burime nga të gjitha palët.

Në fakt, në shkrim të mund të konstatohet edhe ndikimi i madh i qëndrimeve të gazetës “La Verita”. Madje, disa prej këtyre teorive konspirative u publikuan pikërisht nga ana e kësaj gazete bashkangjitur me video incizimet e rastit “Zhvatja”.

Vlen të theksohet që “La Verita” njihet si gazetë me tirazh relativisht të ulët në tregun italian, e cila mbështet partinë populiste Liga të ministrit italian për punë të brendshme Mateo Salvini.

Në shkrim mund të gjenden shumë të pavërteta, informacione të paverifikuara dhe teori konspirative, të cilat autor dhe redaksia nuk kanë tentuar t`i argumentojnë dhe me të cilat assesi nuk është guxuar të dilet me shkrim përpara opinionit përplot me gënjeshtra dhe manipulime.

 

BURIMI: Vërtetmatësi

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale