Connect with us

Lajme

Janeva e përfundoi dëshminë e saj para Ruskoskës

Published

on

Gati katër orë ka zgjatur dëshmia e Kryeprokurores së PSP-së, Katica Janevës para prokurores Vilma Ruskoska për rastin ‘Zhvatja’.

Janeva ka thënë se ishte ftuar në cilësinë e dëshmitares dhe nuk është e ndaluar të paraqitet në bisedë informative me avokat.

Për një pjesë të madhe të pyetjeve ajo është përgjigjur në mënyrë që nuk ndihet fajtore, nuk e di se ku ndodhet aktualisht biznesmeni Orce Kamcev, dhe se me kohë do të kuptohet pse është propozuar zgjidhje me marrëveshje në rastin “IMPERIA” dhe “Poshtenska Banka”.

Për zërin e saj në regjistrimet audio ku ajo i thotë Kamçevit se “gjithçka do të jetë mirë”, Janeva kërkoi të kihet durim.

“Ju duhet të jeni të durueshëm për këtë. Nuk mund ta them këtë sepse ky është hetim dhe ju duhet ta dini që gjatë hetimit nuk ndahen informacione. Shpresoj se do të ketë gjykim ku do të jeni të pranishëm”, ka thënë Katica Janeva, Prokurore Speciale.

A prisni që hetimi të zgjatet edhe ndaj jush?

“Nuk di çfarë të them, për këtë duhet ta pyesni prokuroren”-theksoi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Në Prokurorinë për krim të organizuar Janeva u paraqit me avokatin Stevan Pavlevski, i cili njëkohësisht e përfaqëson Cvetan Pandelevskin, i dyshuar në rastin “IMPERIA”. Për një pjesë të Odës së Avokatëve, zgjedhja e Pavleskit paraqet konflikt interesi, pasi që ai është avokat i njërit prej të pandehurve në çështje që udhëhiqet nga Prokuroria Speciale. Përfshirja e prokurores special, Katica Janeva, në rastin Reket u demonstrua përmes bisedave telefonike të publikuara në gazetën italiane La Verita .Deri më tani në Prokurorinë për krim të organizuar kanë dëshmuar edhe kolegët e saj Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale