Connect with us

Komente

Çka është Zagrebi për një shqiptar?

Published

on

Çka është Zagrebi?

një shqiptar Zagrebi është Millan Shufllaji, albanolog i vrarë nga agjentët e Beogradit, është Mirosllav Kërlezha që shkruante kundër terrorit të Mbretërisë Serbe në Kosovë, është Jozha Horvati, shkrimtar, autor i udhëpërshkrimeve me titullin “Besa” (këtë titull librat e bartin edhe në kroatisht), është Drazhen Petroviqi, basketbollisti i shumë ëndrrave tona fëminore, është Darko Hudelisti, autor i një libri për krizën e Kosovës në fund të viteve ’80, është Branko Horvati, ekonomisti i famshëm, autor i librit “Çështja e Kosovës”, ky libër në Jugosllavi e ka pasur atë efekt që më vonë do ta kishte në arenën ndërkombëtare libri mbi historinë e Kosovës i Noel Malcolmit.

Për një shqiptar personifikim i Zagrebit janë mijëra shqiptarë ndërmarrës, bukëpjekës, prodhues e shitës akulloresh, argjendarë që stolisin gishtat e damave të Zagrebit («E di kush ishte ajo gruaja atë ditë që ma solli atë unazën me diamant për t’ia ndrequr? E dashura e Titos. Është profesoreshë e japonishtes»).

Zagrebi janë ata ndërtimtarë dhe biznesmenë si i paharrueshmi Vebi Velija nga Gradeci i Gostivarit, pikërisht ai që gjente kohë të regjistrojë në Zagreb revistën e pavarur KOHA të Kosovës, janë edhe shumë profesionistë fushash të ndryshme që u formuan në Zagreb dhe në fillim të viteve 70-të madje qenë pjesë e rëndësishme e lëvizjes politike Pranvera Kroate, Zagreb është Ardian Kozniku, Dinamo e Zagrebit, është Glavni Kolodvor, stacioni i trenit ku nisnin ose përfundonin shumë ëndrra, Zagrebi (dhe Kroaci!) janë gjeneralët e Kroacisë me origjinë shqiptare që luftuan për çlirimin e vendit, është Zagrebi (dhe Shibenik) gjenerali Rahim Ademi, ai që e ka mposhtur Ratko Mlladiqin në fushëbetejë dhe nuk ka lejuar pushtimin e Shibenikut nga forcat serbe, Zagreb janë gjenerali i APJ-së Ramiz Abdyli dhe profesori i Universitetit të Zagrebit Behlul Brestovci, Zagreb është edhe Esad Mekuli që këtu shkroi zërat që lidhen me shqiptarët për projektin e Enciklopedisë së Jugosllavisë…

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Komente

Aliu: Deputeti Ademi i frustruar, paramendoni të ishte ky kryeparlamentar

Published

on

Në emisionin Klan Debat, analisti Qenan Aliu komentoi incidentin në Kuvend duke thënë se:

”Kjo që pamë nga këto skena duket një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtë për syrin e njeriut, sepse ata janë deputet dhe kanë marrë legjitimitetin e popullit, ky Arbër Ademi duket i frustruar paramendoni të jetë ky kryeparlamentar si do reagonte, unë mendoj se ky mundohet të tregojë forcë karshi kryetarit të tij se ai mund ti bëj ballë deputetëve opozitarë” – tha Qenan Aliu. /KlanMacedonia/

Continue Reading

Komente

Koci: “Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide”

Published

on

Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare. Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.

Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.
“Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.

Koci në një postim në Facebook tregoi edhe një ngjarje me të cilën është përballur një ditë.

Postim i i plotë:

1. Qëndrimi im që shamia e kokës mund të ndalohet vetëm me ligji – e jo me improvizime që po bëhen, është i njohur.
Në fakt, besoj që baza e një shoqërie demokratike dhe e shëndoshë është liria e shprehjes.
Kjo është arsyeja që unë ia mbroj lirinë e shprehjes, edhe ndonjë personi me të cilin nuk pajtohem thuaja për asgjë. E mbroj atë liri, me çdo kusht. E në kuadër të lirisë së shprehjes hyn edhe e drejta për bartjen e shamisë së kokës/mbulesës.

2. Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar.A reflekton kjo identitetin shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian? Aspak!

3. Isha pardje në një spital. E punësuara – rreth të 30-ave të vonshme- zonjë që e njoh ka kohë, e kishte vendosur shaminë e kokës. Para disa muajve, nuk e ka pasur! Kolegja e saj ishte po ashtu me shami. Në pritje, edhe dy zonja ishin me mbulesë të kokës. As në Turqi, nuk ndodh që prej gjashtë zonjave në një hapësirë, katër të jenë me shami.

4. E drejtë individuale dhe liri e shprehjes?
Patjetër!
A kemi pasur kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?
Jo! Absolutisht jo!
A reflekton kjo identitetin tanë shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?
Aspak!
Kur kanë bartur burka nënat dhe gratë shqiptare?
Kurrë!
Sa herë kaloj në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha), në qendër të Prishtinës, shoh zonja me burka.

5.Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare.Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.
Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet.

E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve.
Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën.

Continue Reading

Komente

Reagon i revoltuar aktori tetovar: Nuk më punësojnë për arsye politike

Published

on

Aktori tetovar, Abdulla Osmani, ka reaguar i revoltuar pas mospranimit të tij në Teatrin e Tetovës.

Para pak kohësh Teatri i Tetovës hapi konkurs për punësimin e tre aktorëve të rinj. Tek i njëjti, konkuroi edhe aktori Osmani, por edhe pas përmbushjes së kushteve, ai u refuzua.

Postimi i plotë:

“Teatri… mollë e ndaluar për mua!
Të nderuar, e di se shumica prej jush e keni të vështirë të solidarizoheni për arsye se edhe juve ky rregjim mund t’ju hakmerret. Ju kuptoj dhe ju mirëkuptoj por në këtë situatë e kam të domozdoshme që t’a mbroj veten time dhe dinjitetin tim. Aq më tepër se nën përgjegjsinë time, kam një vajzë dhe një fëmijë tjetër rrugës, e që si prind nuk kam se si t’ja shpjegoj vajzës sime se edhe pas 5 roleve si aktor profesionist, në konkursin e fundit për 3 aktorë në Teatrin e Tetovës unë nuk jam pranuar.

Në fakultetin e Artit Dramatik jam regjistruar në vitin 2011 edhe pas 11 viteve në këtë fushë, unë akoma nuk mund të punësohem, vetëm e vetëm për bindjet e mija politike. Por mua nuk mund të më detyroni që të largohem nga vendlindja ime ashtu siç ‘evakuohet’ shumica e rinisë nga ky vend.
Për këtë situatë po njoftohen një nga një të gjitha institucionet vendore dhe të huaja. Teatri është i qytetarëve dhe si i tillë mundësia duhet të jetë për të gjithë e njejtë.

I jam falenderues publikut që më kanë përkrahur në ç’do shfaqje dhe kjo më bën që unë të vazhdoj në rrugën dhe drejtimin që kam sakrifikuar plot 7 vite studim.” – ka shkruar aktori Osmani në fejsbukun e tij.

Continue Reading

Aktuale