Connect with us

Argëtim

Nganjëherë “më fal” i përkeqëson gjërat

Published

on

“Ne e dimë se njerëzit shpesh nuk duan ta pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa nga studimet shikuam se sa njerëzit donin të hakmerreshin”, tha psikologia dr. Gili Freedman.

Hulumtimi i ri sugjeron se “më fal” nuk e mpin therjen e një refuzimi shoqëror.

Çrregullimet shoqërore janë pjesë e jetës. Ndoshta mund ta ofroni vetëm një numër të kufizuar të ftesave për një aktivitet apo ngjarje. Ose ndoshta po përpiqeni ta shmangni një konfrontim midis dy miqve. Por si e refuzoni dikë, duke e minimizuar lëndimin që ata e ndiejnë, transmeton koha.net, përcjell in7.

“Hulumtimi ynë konstaton se përkundër qëllimeve të tyre të mira, njerëzit po e bëjnë këtë në mënyrë të gabuar”, tha dr. Gili Freedman, psikologe në Kolegjin Dartmouth, në një njoftim për shtyp.

“Ata shpeshherë kërkojnë falje, por kjo i bën njerëzit të ndihen më keq dhe duhet ta falin refuzuesin para se të jenë të gatshëm për ta bërë këtë”.

Për të zbuluar se si njerëzit ballafaqohen me refuzimin social, Freedman dhe kolegët e saj i kanë anketuar njerëzit që prisnin në radhë në festivalet në Hanover të New Hampshire.

Kur iu kërkua që ta shkruanin një refuzim për një kërkesë sociale, për t’u takuar për drekë apo për ta ndarë një apartament, pjesëmarrësit e përfshinin një kërkim-falje, ose “më vjen keq”, në 39 për qind të përgjigjeve. Kur pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin se si ndjeheshin kur e lexonin një refuzim, ata që merrnin përgjigje ku kishte kërkim-faljeje raportuan më shumë ndjenja të lënduara.

Për shkak se njerëzit shpesh nuk duan të pranojnë se kanë lënduar ndjenja, hulumtuesit i bashkuan studimet e tyre me eksperimentet sociale që e përbënin refuzimin ballë për ballë.

“Ne e dimë se njerëzit shpesh nuk duan të pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa prej studimeve, kemi shikuar se sa donin njerëzit të kërkonin hakmarrje”, tha Freedman.

“Në mënyrë të veçantë, e shikuam shkallën në të cilën të refuzuarit e vendosën një provë të pakëndshme të shijes së salcës djegës në refuzuesit e tyre.

”Pjesëmarrësit të cilëve iu ishte mohuar ftesa për një provë të shijes së salcës djegës me një përgjigje apologjetike, kishin më shumë të ngjarë të kërkonin që refuzuesi i tyre të shërbehej me salcë ekstra djegës – edhe pse iu tha se personi që ua mohoi ftesën e tyre ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj ushqimeve djegës.

Hulumtuesit i detajuan rezultatet e anketës së tyre dhe eksperimentet sociale në një punim të ri të publikuar këtë javë në revistën” Frontiers in Psychology”.

Continue Reading

Argëtim

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord në ankand

Published

on

By

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord në ankand

Një pikturë tepër e famshme e ikonës së kinematografisë, Marilyn Monroe, e realizuar nga piktori Andy Warhol, u shit në ankand për 195 milionë dollarë, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shekullit XX e shitur ndonjëherë.

Piktura në fjalë u realizua në vitin 1964 nga Warhol, i cili përdori një fotografi po aq të famshme të aktores si frymëzim. Vlera marramendëse është gjithashtu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane.

Shtëpia e ankandeve “Chrstie” në Nju-Jork, kishte parashikuar se piktura do të shitej për rreth 200 milionë dollarë. Çmimi përfundimtar arriti në 170 milionë dollarë, por duke shtuar tarifat dhe taksat, vlera totale arrin në 195 milionë.

Piktura amerikane më e shitur deri dje ishte realizuar nga miku dhe rivali i Warhol, Jean-Michael Basquiat, një kafkë e krijuar në vitin 1982, e shitur për 110,5 milionë dollarë.

Ndërsa piktura e shekulli XX më e shitur para veprës së Warhol, ishte “Les Femmes d’Alger” nga Pablo Picaso, e realizuar në vitin 1955, e shitur për 179,4 milionë dollarë bashkë me taksat dhe tarifat.

Continue Reading

Argëtim

Ndërpritet gjyqi për vrasje pasi majmuni ka vjedhur prova në Indi

Published

on

Një gjyq për vrasje në Indi u desh të ndalohej kësaj jave në rrethana të çuditshme pasi një majmun vodhi disa pjesë kryesore të provave përpara se çështja të arrinte në gjykatë.

Sipas Times of India, majmuni ishte në gjendje të rrëmbejë një pako provash që përmbante 15 prova – duke përfshirë një thikë, arma e dyshuar e vrasjes.

Gjatë një seance paraprake, policia e Jaipurit iu desh të pranonte në gjykatë se që nga vrasja në vitin 2016, një majmun rrëmbeu provat ndërsa ato po transportoheshin.

Rrëfimi i tyre erdhi me shkrim në gjykatë pasi ata ishin urdhëruar të paraqisnin provat që do të përdoreshin në këtë rast.

Për më tepër, policia tha se polici i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e provave ndërsa ato po zhvendoseshin për mbajtje të sigurt në fshatin Malkhana u pezullua dhe më pas ndërroi jetë.

Rasti në fjalë përfshin vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan.

Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në qark.

Nën presionin e komunitetit, policia arrestoi dy burra pesë ditë më vonë – Rahul dhe Mohanlal Kandera – të dy nga Chandwaji. Ata u akuzuan për vrasje.

Provat kryesore në këtë rast, duke përfshirë një thikë që besohet se është përdorur nga të dyshuarit për të vrarë Sharma, u mblodhën dhe u vendosën në një pako provash, gati për t’u përdorur në gjykatë kur çështja të shkonte në gjyq.

Megjithatë, sipas NDTV të Indisë, provat po mbaheshin përkohësisht nën një pemë nga polici për shkak të mungesës së hapësirës në objektin e auditimit në Malkhana.

Pikërisht atëherë, tha policia në përgjigjen e saj me shkrim në gjykatë, majmuni rrëmbeu 15 provat dhe iku.

Prokurori publik thuhet se ka reaguar me zemërim ndaj paaftësisë së policisë, duke sugjeruar se arsyetimi i tyre është i pazakontë. Gjykata shprehu gjithashtu zhgënjimin e saj.

Një letër i është dërguar super-mbikëqyrësit të Policisë Rurale të Jaipurit duke i kërkuar të sqarojë ngjarjet dhe se si një majmun ishte në gjendje të vidhte provat.

Continue Reading

Argëtim

Sa kohë ju duhet për të gjetur fjalën ‘SPOT’?

Published

on

By

Sa kohë ju duhet për të gjetur fjalën ‘SPOT’?

Përveçse është një burim argëtimi, zgjidhja e enigmave dhe gjëegjëzave ka një sërë përfitimesh.

Zgjidhja e enigmave dhe lojërave të trurit forcon lidhjen midis qelizave të trurit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

Madje lojërat logjike trajnojnë trurin tuaj për të parë qasje të ndryshme ndaj problemeve.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, enigmat vizuale ndihmojnë në “stërvitjen e muskujve të syve”.

Andaj sot kemi një detyrë të veçantë për ju. A mund ta gjeni fjalën “SPOT” midis disa dhjetëra fjalëve “STOP”? /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale