Bota
Merkel dhe Orban shënojnë 30 vjet nga rënia e Perdes së Hekurt
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mirëpritur kancelaren gjermane, Angela Merkel në qytetin hungarez, Sopron për të shënuar 30 vjet nga rënia e Perdes së Hekurt.
Orban dhe Merkel janë duke shënuar atë që njihet si “Pikniku Pan-Evropian”, në afërsi të kufirit hungarezo-austrian, përmes së cilit, të paktën 600 gjermanë lindorë kanë kaluar kufirin dhe kanë ikur në Perëndim.
Kjo datë kujton ikjen masive të gjermanëve lindorë atëbotë, si pasojë e Murit të Berlinit të krijuar më 1961 andaj ngjarjet e kësaj dite konsiderohen kyçe për vetë rënien e murit tre muaj më vonë.
Merkel dhe Orban kanë marrë pjesë në një ceremoni të kishës ekumenike në Sopron. Ata pritet që më vonë të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët.
Por pavarësisht pse Orban dhe Merkel janë duke shënuar rënien e ndalesës historike në Evropë, çështja e menaxhimit të kufijve ka tensionuar marrëdhëniet në mes të të dy liderëve.
Orban ka qenë kritik i ashpër i vendimit të vitit 2015 të kancelares Merkel për të hapur kufijtë gjermanë për migrantët nga zona e konfliktit në Lindje të Mesme.
Takimi i tyre i madh bilateral është zhvilluar në korrik të vitit të kaluar, kur Orban ka vizituar Berlinin për herë të parë në tre vjet.
Në atë takim ka pasur edhe situata të sikletshme, pasi Merkel ka akuzuar Orbanin për dështim të respektimit të “njerëzimit” me politikat e tij të ashpra kundër migrimit.
Bota
Rusia vazhdon përparimin, pushton qytetin e rradhës në Ukrainë

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Svitlodarsk në distriktin Bakhmut të rajonit Donetsk të Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas dhe Republikës Popullore të Donetskut – një zonë e kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore, e formuar nga separatistët pro-rusë.
Ushtria ruse hyri në qytet herët këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake të Ukrainës Svetlodar, Sergei Goshko, për një radio ukrainase.
“Ata janë duke e varur leckën e tyre në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit rus.
Para fillimit të luftës, Svitlodarsk kishte një popullsi prej 11,000 njerëz./albeu.com
Bota
Gjermania porosit 40 mijë vaksina si përgatitje për përhapjen e lisë së majmunëve

Gjermania ka porositur 40.000 vaksina të kompanisë “Bavarian Nordic” për t’i vaksinuar kontaktet e mundshme të personave të infektuar me linë e majmunit, nëse sëmundja përhapet më shumë në këtë vend.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Mauterbach, tha të martën se masat si izolimi për tri javë, të rekomanduara për personat e infektuar, tash për tash do të mjaftojnë për ta mbajtur nën kontroll përhapjen.
“Nëse infeksionet përhapen tutje, ne do të duam që të jemi të përgatitur për vaksinim të mundshëm unazor, që ende nuk është rekomanduar në këtë pikë, por që mund të bëhet i nevojshëm”, shtoi ai, duke iu referuar strategjisë për vaksinimin e atyre që kanë pasur kontakt me një person të infektuar.
Bota
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk
Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.
“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.
Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi