Lajmet kryesore
Martohet aktori muskuloz, The Rock
Aktori i njohur, Dwayne Douglas Johnson, është martuar dje me të dashurën e tij, Lauren Hashian.
Këtë e bëri të ditur “The Rock” me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova.
Çifti kishin një martesë private në qytetin e Hawait.
“ Ne e bëm më 18 gusht të 2019-së, Hawai, jemi të bekuar”, ka shkruar aktori në fotografit e publikuara në Instagram.
Këngëtarja Lauren u takua me Dëayne në vitin 2006, ndërsa po filmonte filmin e tij, “The Game Plan”.
Lajme
FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair

FOTO/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Çair
Reshjet e shiut dhe erërat e forta, sot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Çair, shkruan Alsat.
Nga pamjet e siguruar nga Alsat, shihet se pas reshjeve dhe erërave tashmë banorët po mundohen të largojnë rrëmujën e shkaktuar./ Alsat.mk
Kosovë
Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore
Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.
Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.
Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, raporton rtk.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.
Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.
Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.
Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022.
Bota
SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas

SHBA/ Vdesin 53 emigrantë në një kamion në Teksas
Shoferi i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thotë një informator.
Sipas dokumenteve të prokurorisë të paraqitura në gjykatën federale, Homero Zamorano nuk dinte për këtë çështje. Zyrtarët thonë se ai u gjet i fshehur pranë kamionit.
Ai është një nga katër personat e akuzuar për ngjarjen vdekjeprurës të trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.
Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital, raporton BBC. Një kamion tjetër që transportonte emigrantë është gjetur në të njëjtën pjesë të Teksasit.
Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit në temperatura të larta.
Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet.
Martínez dyshohet se i tha informatorit: “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse emigrantët vdiqën”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të shtirej si një nga të mbijetuarit. /abcnews.al
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi