Connect with us

Lajmet kryesore

Janeva vendos për fatin e Fetait në rastin Titanik 3

Published

on

Pas një pauze prej 40 minutave, pasi avokati Elenko Millanov ka shtruar kërkesë për përjashtim të Katica Janevës dhe prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevsi nga rasti “Titanik 3”, gjykatësja Marija Kletniçka ka dhënë edhe dy orë shtesë pauzë.

Gjatë kësaj kohe, Janeva duhet të vendos nëse do t’i përjashtoj Fetain dhe Bubevskin nga kjo lënd e PSP-së.

Ndërkohë sa i përket kërkesës për përjashtimin e Janevës, gjykatësja ka theksuar se është i pabazë.

Kërkesën për përjashtim e ka ngritur avokati, Elenko Millanov nën arsyetimin e përplasjeve dhe tensioneve mes prokurorëve dhe vetë Katica Janevës.

Vlen të theksohet se avokati Elenko Millanov, është mbrojtës i funksionarit të BDI-së, Ismet Guri, i cili është njëri nga të pandehurit në rastin Titanik 3, që ka të bëjë me proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, transmeton in7.

Ditë më parë u raportua se prokurorja Fetai ka kundërshtuar ashpër vendimin e shefes së saj për kontrollim të të punësuarëve në PSP gjatë çdo hyrje dhe dalje nga ndërtesa e PSP-së./in7.tv/

 

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Ziadin Sela: Të fala nga populli, rrethoni numrin 6

Published

on

Kryetari Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, përmes një mesazhi të shkurtë ka bërë thirrje që të dielën të votohet numri gjashtë.
“Zgjedhjet në Maqedoni i ngjajnë një beteje të pabarabartë, ku liria e njerëzve ka kundër regjimin. Por, mrekullia është se pavarësisht të gjithave e keqja nuk e mund dot pushtetin e votës së pastër. Këtë të diel do të kuptohet qartë se çfarë është fuqia votës së atyre që besuan e do të fitojnë. Rrethoni gjashtë dhe të fala nga populli”, thotë në mesazhin e tij kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Aktuale