Lajme
VMRO-DPMNE: Zgjedhjet janë të patjetërsueshme për fundin e qeverisjes kriminale
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka reaguar përmes një kumtese në lidhje me ngjarjet e fundit dhe me informacionet rreth dyshimeve pèr zhvatje ndaj biznesmenit nga Struga, Adrian Amzoski, përcjell in7.
Sipas kësaj partie, rasti është i dyshimtë sepse disa ditë pasi është ngritur aktpadi ndaj Amzoskit, është themeluar “Këshilli Ndërkombëtar” i Boki 13, ku siç thuhet, Amzoski e ka paguar shumën e nevojshme që më pas Katica Janeva ta tërheqë lëndën.
“Në Mars të vitit 2017 është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore Publike, kundër Adrian Amzoskit të firmës ‘Fine SHPK Shkup’ në lidhje me ndërtimin e objektit ‘Kosmos’ ku Adriani ka qënë investitor. Vetëm një javë pas ardhjes në pushtet të LSDM-së në Qershor, Boki 13 e hap ‘Këshillin Ndërkombëtar’ dhe që në hapje radhiten të gjithë të dyshuarit e rastit “Zhvatja”. Katica Janeva pasi merr kompetencat, pas asnjë arsyetim, pa asnjë seancë e tërheqe aktakuzë ndaj Adrian Amzoskit. E gjithë kjo dëshmon se ekziston skemë të Katica Janevës, Zaevit dhe të tjerëve për të kryer presione dhe të zhvatin para” – thuhet në reagimin e partisë së Mickoskit, përcjell in7.
Nga kjo parti përsërisin qëndrimin se në vend duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme, me qëllim që, siç thon ata, të largohet qeverisja kriminale e Zaevit./in7.tv/
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi