Connect with us

Lajme

Publikohen fotografi të shumta te zëdhënësit të LSDM-së me Boki 13

Published

on

Kostadin Kostadinov, zëdhlnls i LSDM-së për çdo ditë dhe në çdo dalje të tij pyet kreun e opozitës maqedonase, Mickoskin, se me kë është takuar në Hungari dhe Slloveni. Përsëritja e vazhdueshme e kësaj pyetjeje si duke iu ka penguar mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, prandaj janë vënë në mbrojtje të kryetarit të tyre në rrjetet sociale, shkruan in7.

E mërzitur nga debati kse kush me kë është takuar, një përdoruese e rrjeteve sociale dhe aktiviste qytetare, ka publikuar një kolazh fotografish të Kostadinovit të LSDM-së dhe Bojan Jovanovski – Bokit.

“Kostadinov: Opozita të tregojë para opinionit se me cilin prej të dyshuarve është takuar. Gjithashtu edhe Kostadinovi” – ka shkruar me ironi aktivistja Jovana Mojsoska në rrjetin social Facebook, përcjell in7.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10214415008264126&set=a.10201734168051046&type=3&theater

Continue Reading

Lajme

Maqedoni: U dorëzohen mandatet kryetarëve të konfirmuar në raundi e parë

Published

on

Pas zyrtarizmit të rezultateve nga KSHZ-ja, kryetarët e rinj të komunave të cilët fituan që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale si dhe këshillat e rinj komunal sot kanë filluar zyrtarisht punën.

Shumica e tyre u ulën në këtë karrige për herë të parë për mandatin e tyre katërvjeçar. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së fituan në rrethin e parë në 21 komuna, kurse LSDM-ja në rrethin e parë fitoi nëntë kryetarë komunash. BDI në rrethin e parë fitoi në dy komuna ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë.

VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë në 42 komuna. LSDM-ja më shumë këshilltarë mori në 20 komuna kurse BDI-ja në 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh. Më 31 tetor do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kemi incizime për keqpërdorimet në rrethin e parë, ua kemi dërguar institucioneve

Published

on

Kandidati për kryetar në komunën e Gostivari dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi se në rrethine parë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ai ka arritur fitore, mirëpo më pas ka ndodhur një “manipulim” dhe për 30 vota nuk ka kaluar na rrethin e parë për kryetar komune.

Sipas Taravarit, është e dyshimtë se ka pasur shumë fletë të pavlefshme votimi.

“NUk mund ta zbulojmë se ku ka ndodhur manipulimi, por përfundimisht ka shumë fletë të pavlefshme. Definitivisht dikush i ka rrethuar fletët e votmit. NUk e di si arritën ta bëjnë këtë, por shpresoj se do t’i fitojmë edhe më shumë në rrethin e dytë. Kemi mjaft fakte dhe argumente që do t’i publikojmë pas zgjedhjeve për keqpërdorime, rrahje.

Unë nuk shoh se institucionet po lëvizin që kjo të pengohet në rrethin e dytë. Do t’i shkelimnë rrethin e dytë, e nëse ka nevojë do të shkojmë edhe në rreth të tretë, të katërt. Stacioni policor në Gostvar është shndërruar në shtab të dytë të BDI-së. Të gjitha faktt dhe argumentet do t’i publikojmë pas 31 tetorit, sepse nëse i publikojmëmë herët qytetarët do të tmerrohen.

Këto incizime janë dërguar edhe deri te presidenti i shtetit, te ministry për punë të brendshme. Kam pritur që presidenti I shtetitt ta thotë së paku një gjysëm fjale”, tha Taravari, transmeton Zhurnal.

Ai ka shprehur shumë akuza edhe ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Continue Reading

Bota

Gratë afgane: Preferojmë të vdesim sesa të jetojmë si skllave

Published

on

Banorët lokalë thonë se protesta që u mbajt në Kabul më 21 tetor tregon rritjen e dëshpërimit të grave afgane, të drejtat e të cilave janë hequr që prej se talibanët, islamistët e linjës së ashpër, morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Fotografitë e bëra më 21 tetor nga disa agjenci të lajmeve shfaqin protestën në Kabul që përfundoi në dhunë teksa talibanët ndaluan gratë marshuese dhe sulmuan gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një gazetare në Kabul, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkaqe sigurie, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta e 21 tetorit është shenjë se gratë shumë shpejt po i humbasin mundësitë pasi talibanët ua hoqën liritë.

“Disa familje nuk kanë djem dhe babi i tyre ose është i dobët me shëndet ose kanë humbur bashkëshortët e tyre në sulmet vetëvrasëse me bomba”, shpjegon ajo. “Disa gra kanë mbi supe përgjegjësinë për familjet e tyre”.

Vajzat në shkolla të mesme kanë mbetur pa shkuar në shkollë për më shumë se një muaj dhe shumë gra janë ndaluar që të kthehen në punë që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit në mesin e muajit gusht.

“Edhe pse ato e dinë që protesta është një rrezik i madh, gratë nuk kanë zgjidhje tjetër”, thotë gazetarja nga Kabuli.

“Sepse ato nuk mund t’i shohin familjet e tyre teksa vuajnë, prandaj mundësia e vetme është që të ndërmarrin veprime edhe nëse kjo nënkupton që talibanët mund t’i eliminojnë ato. Sepse gratë veçse kanë humbur ato që i kanë pasur, siç është puna e qasja në arsim. Tani, ato nuk kanë asgjë tjetër dhe duan që t’i tregojnë botës se nuk do të qëndrojnë të heshtura”.

Marshi i grave u lejua të vazhdojë për rreth 90 minuta para se talibanët të nisnin të sulmonin gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një tjetër banor lokal i Kabulit, që ndoqi protestën përmes platformave online, thotë për Radion Evropa e Lirë se kur anëtarët e talibanëve sulmuan mediat ata përdorën gjuhë të ashpër, eksplicite teksa ndoqën dhe rrahën gazetarët.

Ai thotë se atmosfera në kryeqytetin afgan është një atmosferë e zymtë që prej se talibanët kanë filluar shtypjen në rrugë, madje duke mos kursyer as fëmijët. Më 22 tetor, sipas tij, talibanët sulmuan tre djem që po luanin lojën mjaft popullore në telefona mobil PlayerUnknown’s Battlegrounds, duke i goditur fëmijët me shuplaka dhe duke ua marrë telefonat. Sipas talibanëve, kjo lojë është “haram” apo e ndaluar sipas Islamit.

Një prej organizatoreve të protestës, Zahra Mohammadi, i tha agjencisë AFP se “mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat është ky: Mos u frikësoni nga talibanët, edhe nëse familja nuk iu lejon që të dilni nga shtëpia. Mos u frikësoni. Dilni, sakrifikoni, luftoni për të drejtat e juaja”.

“Kësaj radhe, gratë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë si sllave apo të burgosura”, thotë për Radion Evropa e Lirë një grua nga Kabuli, duke shtuar se “kur e shoh këtë protestë jam vërtetë e lumtur sepse e shoh që nëse familja ime ka nevojë për ndihmën time, dhe unë jam një grua e re që jam në gjendje t’iu ndihmojë, prandaj unë thjesht nuk do të ulem dhe të shoh babanë tim që është i vjetër teksa vdes apo nënën time të vuaj. Jam e sigurt se do të ngrihem, edhe nëse ata do të më vrasin”./REL/

Continue Reading

Aktuale