Connect with us

Lajme

LSDM: A do ta bllokojë VMRO-ja vendin si më 27 Prill?

Published

on

Kostadin Kostadinov, zëdhënësi i LSDM-së pushtetare ka akuzuar përmes një konference për shtyp partin opozitare, VMRO – DPMNE. Sipas tij, opozita është zhytur tek filmat me konflikte dhe nuk mund të dalin prej tyre, përcjell in7.

Nga LSDM vazhdojnë ta pyesin Hristijan MIckoskin se me kë është takuar në Hungari dhe Slloveni, duke aluduar në një takim të mundshëm mes tij dhe Nikolla Gruevskit, si dhe për një takim me gazetarin italian, Laris Gaiser, i cili publikoi tre videot e rastit “Zhvatja”

“Pasi vetë e pranoi se është takuar me njërin prej të akuzuarve në rastin “Zhvatja”, të përmendurin Zoki Kiçeec i cili edhe shikohet në videot e publikuara. VMRO-DPMNE nuk del nga filmat me konflikte. Kur thonë se do ti bllokojnë institucionet, a mendojnë për bllokim si më 27 Prill? Agjenda e Hristijan Mickoskit mbetet e njëjtë: mbrojtje e krimit të regjimit, tentim për të kërcënuar drejtësinë që manjatët e regjimit të paraqiten si viktima, tentim për bllokim të vendit, të pengohet përparimi drejt NATO-s dhe BE-së” – përfundon reagimin e tij Kostadinov nga LSDM-ja, përcjell in7.

 

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale