Connect with us

Lajmet kryesore

Gradec, hidhet gurthemel në shkollën fillore

Published

on

Në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit, gjatë ditës së djeshme u hodh gurthemeli i pjesës shtesë të Shkollës Fillore “Mehmet Deralla”. Lajmin e bën të ditur nga Komuna e Vrapçishtit, të cilët shtuan se bëhet fjalë për një shtesë në objektin shkollor ekzistues nga e cila do të dalin tre klasë të reja. Ambientet e reja do të përdoren nga fëmijët prej moshës 9 muajshe deri në 6 vjeç, si pjesë e disperzuar e Çerdhes që funksionon në kuadër të Komunës së Vrapçishtit.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani sqaroi se projekti në fjalë është realizuar në bashkëpunim mes disa isntitucioneve dhe disa kompanive private vendase. Shabani theksoi se nevoja për ambiente të reja për fëmijët parashkollorë solli në bashkëpunimin mes Komunës së Vrapçishtit, shkollës fillore, çerdhes dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Nevoja për sigurim hapësirash për fëmijët parashkollorë mobilizoi banorët e Gradecit, të cilët kanë bërë punën më të madhe për këtë projekt. Nga ana e komunës janë siguruar të gjitha kushtet e nevojshme tekniko-administrative. Kemi marrë pëlqimin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, jemi marrë vesh me dy drejtoritë, atë të shkollës dhe të çerdhes. Çdo gjë është gati. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, fëmijët e Gradecit do të kenë çerdhen e tyre” – u shpreh për in7, Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani.

Në Shkollën Fillore “Mehmet Deralla” në fshatin Gradec mësojnë 438 nxënës, të cilët e ndjekin mësimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale