Connect with us

Denoncime

Fyerje dhe thirrje për shkatërrim të pronave të shqiptarëve, në rrjetet sociale

Published

on

Organizata “Duam Çair të Pastër” ka denoncuar sot një rast të gjuhës së urrejtjes ndëretnike dhe thirrjes për shkatërrim pronash ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për personin me emër Luka A. Aleksandrov, i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar fjalë ofenduese ndaj shqiptarëve dhe ka bërë thirrje për mobilizim të banorëve të Aerodromit dhe Novo Lisiçes, për të shkatërruar prona shqiptarësh, duke ua kujtuar atyre edhe rastin e Gjorçe Petrovit, kur u thyen dhjetëra biznese shqiptarësh, përcjell in7.

Kërkojmë nga MPB që të merr në pyetje personin që ka shkruar këto mesazhe fyese dhe thirrje për shkatërrim të pronës së shqiptarëve! Ne më të këtillët nuk mund t’i konsiderojmë njerëz me të meta psikike, ky person të dënohet sipas ligjeve në fuqi, që nxisin urrejtje ndërnacionale si dhe thirrje për shkatërrim dhe vrasje ndaj shqiptarëve” – thuhet në reagimin e “Duam Çair të Pastër”. / in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Agjitim dhe presion mbi të punësuarit në NPK Tetovë

Published

on

Drejtori i NPK Tetovë shkel Kodin Zgjedhor, agjiton tek të punësuarit përmes mesazheve në viber që të votojnë Teuta Arifin, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.-thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.

Continue Reading

Denoncime

ASH: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugë dhe rikandidat pë kryetar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko edhe një ditë para zgjedhjeve në ditë heshtje zgjedhore ka vazhduar të asfalton rrugë, përcjell in7

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës përmes komunikatës për media:

Denoncimi i plotë:

Duam të denoncojmë sot, shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës. Në ditën e heshtjes zgjedhore makineritë e kompanive dhe biznesve të afërta me Ramiz Merkon po asfaltojnë rrugica nëpër fshatra të ndryshme të Strugës. Të gjitha këto pa kurrfarë leje, pa procedurë tenderimi dhe jashtë çdo rregulle ligjore. Ekipi ynë i juristëve po bën parashtresat e duhura. Janë të njoftuara edhe Prokuroria dhe Policia, të cilat duhet të dalin në terren dhe të marrin masat e nevojshme.

Asfalti dhe punët ilegale nuk do ta shpëtojnë as Ramiz Merkon, po as edhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë shkelur dhe po e shkelin ligjin vazhdimisht.

Qytetarë, ruajeni qetësinë. Ka mbetur edhe pak orë. Struga po u kthehet struganëve!-theksojn nga ASH-ja./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Talat Xhaferi shkel heshtjen zgjedhore

Published

on

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shquptarët thuhet se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot është fotografuar dhe incizuar duke agjituar dhe shkuar shtëpi më shtëpi.

Ata shtojnë se ai është parë në fshatin Forinë prej nga ai vjen dhe në fshatin fqinj në Çegran.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, përveç kreu aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, garojnë edhe Nevzat Bejta nga BDI, Renata Elezi nga PDSH dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Continue Reading

Aktuale