Sport
Coutinho arrin në Mynih, ja cilin numër do ta mbajë në fanelë
Coutinho pritet të bartë fanellën me numrin 10 te Bayern Munich, i liruar pas largimit të Arjen Robben.
Coutinho tashmë ndodhet në Gjermani, ai është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin në formë huazimi nga Barcelona te Bayern Munich, raporton Gazeta Express.
Ende pa u zyrtarizuar dhe prezantuar, Adidas aksidentalisht ka zbuluar numrin e fanellës që do të bartë Coutinho sezonin 2019/20 në Bundesliga.
Është numri 10, i preferuari i Coutinhos që kishte te Liverpooli dhe do të jetë i tiji edhe te Bayern Munich.
Braziliani është transferuar në Gjermani në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por nuk është mësuar shifra që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin që në total i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro.
Për një sezon e gjysmë në “Camp Nou”, Coutinho ka bërë 76 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola. /Gazeta Express/
Sport
Gati të vijnë 900 milionë euro te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po i lëviz të gjithë gurët për të gjetur kurën për të shëruar plagët financiare të klubit që drejton. Në skuadër nevojitet një revolucion i plotë, por për ta bërë një gjë të tillë nevojiten miliona. Në këto momente Barcelonës i mungojnë dhe jo pak, burimet financiare.
Jo më kot, në më shumë se një rast numri një i klubit ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë çmenduri në merkato, derisa financat të përmirësohen disi. Jo më larg se java e kaluar Laporta pati deklaruar se shpreson të gjejë burimet e nevojshme financiare që i nevojiten brenda 30 qershorit.
Presidenti pranoi se po punon në tri drejtime dhe se nga njëri prej tyre mund të arrihen rezultatet e para konkrete.
Siç ka bërë me dije “El Confidencial” të hënën pasdite, klubi po negocion për të mbyllur këtë javë marrëveshjen me fondin e investimeve “CVC”, atë “ASF” si dhe shitjen e 30% të të drejtave televizive te banka “Goldman Sachs”.
Duke i mbledhur të gjitha këto financime, kjo do t’u siguronte arkave të Barcelonës një fond prej rreth 900 milionë eurosh. Duke zbërthyer lëvizjet e Barcelonës, klubi katalanas ka kërkuar 300 milionë euro nga fondi i investimeve “CVC”.
Me fondin tjetër të investimeve, klubi pritet të arkëtojë edhe 400 milionë euro të tjera, teksa pjesën e mbetur pritet ta plotësojë nga shitja e të drejtës TV për “Goldman Sachs”.
Madje, media në fjalë shpjegon se Barcelona ka kërkuar një raport nga një konsulent i jashtëm për të vërtetuar se kjo shumë nuk do të llogaritet si borxh dhe do të llogaritet si kapital.
Nuk duhet të harrojmë se të gjitha planifikimet sportive këtë verë që Barcelona kërkon të kryejë në merkaton e verës janë të varura plotësisht nga likuiditeti i saj financiar. Dhe vetëm me aktivizimin e levave të tilla ekonomike, klubi do të mund të dalë nga kriza dhe të ndërhyjë në merkato për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm”.
Sport
Hazard mund të luajë ndaj Liverpoolit në finalen e Championsit

Eden Hazard është rikthyer në formë të mirë.
“Diario Sport” ka bërë të ditur se paraqitjet e fundit të belgut kanë befasuar njerëz të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”, përfshirë edhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Hazard ishte mbresëlënës në rikthimin e tij në aksion kundër Cadizit dhe është dukur në formë të lartë në stërvitjet e skuadrës.
Ai shpreson të fitojë minuta në ndeshjen e fundit të edicionit, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, që zhvillohet më 28 maj.
Tashmë është konfirmuar se belgu do të qëndrojë në Madrid edicionin e ardhshëm.
Sport
Zbulohen dy lojtarët e Manchester United që u përfshinë në zënkë

Asgjë nuk shkoi mirë për skuadrën e Manchester United këtë sezon.
‘Djajtë e Kuq’ e mbyllën sezonin në pozitën e gjashtë dhe do të luajnë në Europa League sezonin tjetër.
Ndeshjet e dobëta karakterizuan sezonin e United. Por, për më keq, në fund të sezonit pati edhe përleshje në stërvitje.
Sipas raportimeve të fundit në Britani të Madhe, janë zbuluar edhe emrat që janë përfshirë në këtë zënkë.
Bëhet fjalët për Alex Telles dhe Hannibal. Përplasja filloi qysh pas humbjes 4:0 ndaj Brighton.
Lojtari nga Tunizia, Hannibal dhe braziliani Alex Telles të dy ishin në formacionin startues të xhiros së fundit të Man United për sezonin 2021/22 në Premier League. Lojtarët pritet të jenë aty edhe sezonin tjetër, për të punuar me Erik ten Hag.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi