Connect with us

Lajme

Si i nxjerr Boki 13 informacionet për mediat sërbe jashtë nga Shutka?!

Published

on

A po i përdor Boki 13 mediat serbe si mjet për të kërcënuar politikanët maqedonas dhe të huaj? Cila është linja e informacioneve që dalin nëpër portale dhe gazetat serbe, kur dihet që Boki 13 tani një kohë është në paraburgim?

Ish ylli i ‘Reality Show’ kohëve të fundit po shfaqet gati çdo ditë nëpër ballinat dhe titujt e portaleve dhe gazetave serbe. Kështu në edicionin e kësaj fundjave të gazetën ‘Telegrafit Serb’ lajmi kryesor ishte ‘Boki 13 orgji me një politikan nga Serbia’, ku kjo gazetë shkruan se në telefonin e Boki 13 ishin gjetur mesazhe dhe foto të qarta komprementuese të një politikani serb që vinte në Shkup për marrëdhënie intime me Jovanovskin, përcjell in7.

Poashtu kjo gazetë raporton se njëri nga mesazhet e gjetura në celularin e Boki 13, politikani serb orgaanizon takime dhe shkruan se mezi prishte që ta shihte Boki 13.

Poashtu gazetat dhe portalet serbe shkruaj se nga ky rast do të ketë edhe ssupriza të tjera, gjë që ditë më parë e kishte thënë edhe presidenti seb, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se këto informacine i nga disa burime italiane.

“Me sa di nga burime të mirënjohura italiane, do të ketë më shumë surpriza në atë rast dhe besoj se tani Zoran Zaev e ka kuptuar atë që unë i thosha për disa njerëz të caktuar dhe pse jam i lumtur që ata njerëz janë larg nga unë dhe nga Serbia, “, ka thënë Vuçiq.

Javën e kaluar Boki 13 ishte edhe në faqet e para të portaleve sebe si Informer, Kurir, alo.rs, republikë.rs ….
Në mediat serbe gjithashtu është raportuar se Boki kinse ka kërcënuar se nëse do t’i mungojë një qime floku do të fundoset qeveria e Zaevit, si dhe nëse nuk e lirojnë nga paraburgimi ai do të publikojë informacione se si kanë vjedhe Zaev dhe Haradinaj, por edhe që ish-menaxheri dhe tani këshilltari i Zaevit, Zoran Bashanoviq është i përfshirë në rastin ‘Zhvatja’.

Mbetet pyetja, pse mediat serbe shkruajnë kaq intensivisht për Boki 13 dhe cila është lidhja që transmeton informacione nga Shutka?

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale