Connect with us

Argëtim

Këshilla se si ta mbani më gjatë ngjyrën nga rrezet e diellit

Published

on

Bëni një muaj plazh dhe në tetor dhe nuk keni më ngjyrën e çokollatës në lëkurë?

Nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë.

Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure, transmeton Ballkanweb.

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrëportokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dush me ujë të nxehtë

Së pari, duhet të shmangni zhytjet e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari, duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse i keni të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdorni vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën, por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale